Panorama (Albania)

Elbasan, 39- vjeçari vetëvaret në banesë, vuante nga depresioni

-

Një 39- vjeçar, në rrethana ende të paqarta, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku rreth mesditës 39- vjeçari me inicialet G. B. ka vendosur t'i japë fund jetës brenda në banesën e tij, në lagjen "Brigada 17 Sulmuese". Të parët që e kanë parë atë të pajetë kanë qenë familjarët e tij, të cilët e kanë dërguar në spital me urgjencë, por pa rezultat. Sipas informacio­neve të Policisë së Elbasanit, 39- vjeçari dyshohet se vuante nga depresioni. Pasi është njoftuar, Policia bashkë me autoambula­ncën bënë të mundur transporti­min e trupit të tij për në morgun e spitalit. Pas kësaj, janë marrë në pyetje familjarët e tij, të cilët kanë dëshmuar në Polici rreth shkaqeve që mund të kenë çuar në vetëvrasje­n e shtetasit G. B. Sipas të afërmve, viktima gjatë ditëve të fundit nuk ishte shumë shoqërues me pjesëtarët e tjerë të familjes. Gjithashtu, pjesë e marrjes në pyetje kanë qenë edhe fqinjët e tij, me qëllim të zbulohet ndonjë pistë tjetër hetimi rreth vetëvarjes. Edhe pse kanë kaluar shumë orë tashmë nga vetëvarja, ende nuk ka një dyshim tjetër se çfarë mund ta ketë çuar 39- vjeçarin drejt aktit ekstrem për jetën e tij. Sakaq, në një deklaratë për mediat, Policia nuk jep detaje se cili është shkaku i vetëvarjes, por pohoi se në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", Elbasan, në banesë është gjendur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi G. B., 39 vjeç. "Në lagjen ' Brigada 17 Sulmuese', Elbasan, në banesë është gjendur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi G. B., 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania