Panorama (Albania)

Poliçan, vritet me thikë i moshuari, arrestohet autori

Viktima Ramadan Çela ndodhej i vetëm në banesë

-

Një 77- vjeçar u qëllua për vdekje pasditen e djeshme nga fqinji i tij, në banesën e tij në Poliçan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17: 30 të pasdites, në fshatin Jaupas të Poliçanit. Viktima është Ramadan Çela, i cili u qëllua me thikë. Sipas Policisë, autori i vrasjes dyshohet se është shtetasi Hamza Çeka, 37 vjeç, i cili e qëlloi të moshuarin me thikë pas një konflikti. Ramadan Çela ndodhej i vetëm në banesë në momentin që është qëlluar nga 37- vjeçari dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend. Policia njoftoi se pas marrjes së informacio­nit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Jaupas, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Skrapar rrethuan zonën dhe falë reagimit të menjëhersh­ëm dhe informacio­neve të marra në rrugë operative, e arrestuan autorin. Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor ka sekuestrua­r thikën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. "Policia identifiko­n dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77vjeçarit. Rreth orës 17: 30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës ( thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes së informacio­nit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhersh­ëm dhe informacio­neve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur identifiki­min dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor ka sekuestrua­r armën e krimit, një mjet prerës ( thikë). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e Policisë.

NGJARJA

Sipas informacio­neve të

Policisë së Beratit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur viktima 77vjeçar ndodhej i vetëm në banesë. Autori i dyshuar, Hamza Çeka, pas një konflikti që ka pasur me 77vjeçarin, ka shkuar në banesën e këtij të fundit dhe e ka qëlluar me thikë. Nga plagët e marra, i moshuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, autori ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por ka rënë në prangat e Policisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania