Panorama (Albania)

Arrestohen dy të rinj, kultivonin lëndë narkotike në Kuçovë

-

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi u zbuluan se kultivonin bimë narkotike. Sipas burimeve të Policisë, dy të arrestuari­t në një ndërtesë të pabanueshm­e, në fshatin Demollarë në Kuçovë, kanë kultivuar rreth 100 kubikë kanabis, të cilat janë sekuestrua­r më pas nga Policia. Ndërkohë, materialet procedural­e në ngarkim të tyre i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike" e kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.

OPERACIONI

Operacioni i koduar "Diga" vuri në pranga dy shtetas që kultivonin bimë narkotike. Sekuestron 100 kubikë kanabis në një banesë të pabanueshm­e në fshatin Demollarë në Kuçovë. Pas informacio­neve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariat­it të Policisë Kuçovë kanë finalizuar me sukses operacioni­n e koduar "Diga", duke sekuestrua­r në një banesë të pabanueshm­e në fshatin Demollarë të qytetit të Kuçovës 100 kubikë me bimë narkotike canabis sativa, të gatshme për t'u kultivuar. Në pranga kanë rënë dy kultivuesi­t e bimëve narkotike: shtetasit Gerald Gjika ( Klevis Sina), 30 vjeç, dhe Gentjan Bilishi, 37 vjeç, të dy banues në lagjen "1 Maji" në qytetin e Kuçovës. Blutë e Kuçovës ishin njoftuar se të dy këta shtetas merreshin me kultivimin e bimëve narkotike dhe banesa e vjetër ku u gjetën 100 kubikët me canabis ishte në pronësi të dajës së Geraldit, i cili jeton në Greqi. Fakti që banesa e dajës së Geraldit ishte bosh dhe për të kujdesej vetë nipi i tij Geraldi, i ka favorizuar të rinjtë për ta përdorur banesën për kultivim të bimëve narkotike.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania