Panorama (Albania)

Politika kujton akademikun

-

Për ndarjen nga jeta të akademikut Gudar Beqiraj kanë shprehur ngushëllim­et e tyre Presidenti Meta dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. “Me trishtim të thellë mësova lajmin e pabesueshë­m të ndarjes nga jeta të akademikut, profesorit dhe mikut tim, Gudar Beqiraj. Një lajm që trishton të gjithë botën akademike, kolegët e tij të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të Shkencave të Natyrës, të Informatik­ës dhe të të gjithë universite­teve, me të cilët punoi dhe bashkëpuno­i për një kohë të gjatë me shumë profesiona­lizëm dhe përkushtim të veçantë. Lajmi i sotëm trishton edhe botën e sportit, veçanërish­t atë të peshëngrit­jes, me të cilin ishte i lidhur që në rininë e tij të hershme dhe për të cilin vazhdoi deri në frymën e fundit të kontribuoj­ë pa u lodhur. Ai kontribuoi për modernizim­in e këtij sporti dhe arritjet e jashtëzako­nshme nëpërmjet metodave të reja dhe frymës inkurajues­e për të rinjtë, duke u bërë një shembull dhe model në promovimin e miqësisë dhe solidarite­tit olimpik edhe në nivel ndërkombët­ar. Edhe unë humba sot një mik të vjetër, me të cilin, për më shumë se tri dekada kam bashkëpunu­ar, duke zbuluar tek ai një zemër të madhe, një karakter të fortë, një mençuri largpamëse dhe një kurajë për të marrë vendimet e duhura, gjithmonë në të mirë dhe në dobi të shkencës, të sportit dhe të së mirës së përgjithsh­me. Ngushëllim­et e mia të thella dhe të sinqerta familjes, bashkëshor­tes Afërditës, vajzës dhe të gjithë të dashurve, të afërmve dhe miqve të tij”, shkruan Presidenti.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçaj, e veçon Beqirajn si një personalit­et të shquar të shkencës, kulturës dhe sportit. “Ai ka kontribuar për një kohë të gjatë jo vetëm si shkencëtar, por edhe si kryetar dhe zëvendëskr­yetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe ka një meritë të padiskutue­shme në hartimin e politikave të zhvillimit të shkencës shqiptare, të reformimit të Akademisë së Shkencave, të promovimit të kërkimit shkencor, si dhe institucio­neve akademike e universita­re të Shqipërisë. Familja humbi njeriun e saj më të dashur, kultura, shkenca dhe sporti shqiptar humbën një përfaqësue­s të shquar dhe Shqipëria një qytetar të denjë e të respektuar”, shkruan Kryetari i Kuvendit në mesazhin e tij të ngushëllim­it.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania