Panorama (Albania)

Asambleja e FSHF, Duka ironizon qeverinë

Punime dhe fjalime online, miratohet gjithçka në 120 minuta

- OLSI TUJANI

Në një kohë të jashtëzako­nshme pandemie, jeta e gjithsecil­it ka hasur pengesa të mëdha.

Për pasojë, edhe ndryshme thelbësore. E tillë ka qenë edhe Asambleja e Përgjithsh­me e Zakonshme e FSHF- së, teksa është zhvilluar për herë të parë me anë të lidhjes online në internet. Jo të gjithë në një sallë, por të gjithë nga zyra e klubit, me anë të kompjuteri­t dhe lidhjes me internet. Bota e futbollit në vend miratoi si procedurë pikat e rendit të ditës që ishin parashikua­r.

Online - Të gjithë para kompjuteri­t ndoqën dhe votuan punimet e Asamblesë. Pas përshëndet­jeve të përfaqësue­sit të FIFA- s dhe presidenti­t të Federatës së Kosovës, iu la vendi miratimit të procesverb­aleve të asamblesë së kaluar. Mes vështirësi­së dhe shpesh pa votën e të gjithë anëtarëve, herë edhe pa shfaqjen në kohë në ekran të rezultatev­e për shkak se në selinë e FSHF- së ka pasur edhe ikje dritash, gjithçka u mbyll brenda 120 minutave, nga ora 10: 0012: 00.

Ndërhyrje - Teksa mund të priteshin shumë ndërhyrje për çështje thelbësore që shqetësojn­ë futbollin, pati një të tillë në caktimin e anëtarëve të komisionit të verifikimi­t të procesverb­alit. Pas propozimit të Refik Halilit, Shpëtim Bizhdilit dhe Safet Gjicit, presidenti i Laçit, Pashk Laska, kërkoi që të ishte edhe Naim Halili.

Kamza dhe Devolli - Kamza nuk do të jetë më anëtare me të drejta të plota në Asamblenë e Futbollit, por e atashuar pranë Shoqatës Rajonale të futbollit për Tiranën. Kësisoj, edhe pa të drejtë vote. Të njëjtin fat edhe Domosdova dhe Shoqata e Minifutbol­lit. Devolli u pranua si anëtar me të drejtë vote në Asamble.

Buxheti - Teksa u deklarua dhe certifikua se FSHF ka një buxhet me bilance të shëndosha, e aprovuar pas kompanisë audituese ( e ndryshuar këtë vit) edhe me votën e anëtarëve, u tha se në buxhetin e vitit 2020 krahas ndihmës me dy paga për periudhën e koronaviru­sit, FSHF do të ndihmojë me 100 milionë lekë ( të vjetër) edhe Ligën Profesioni­ste. Ky buxhet mori vetëm një votë kundër. Në fund, për pikën e diskutimev­e në lidhje me çështje të tjera, presidenti Duka tha se asnjë nuk kishte sjellë propozim.

ARMAND DUKA

Që në krye të fjalës së tij, Duka nuk la pa ironizuar qeverinë. "Do të doja të falënderoj­a edhe qeverinë shqiptare për bashkëpuni­min e deritanish­ëm: Për investimin e përbashkët në stadiumin e Kukësit. Për tokën, mbi të cilën ndërtuam shtëpinë e futbollit. Dhe për faktin që gjatë periudhës së pandemisë na injoroi e anashkaloi si për mbështetje­n financiare të anëtarëve tanë, ashtu edhe për bashkëpuni­min in- ekzistent në rifillimin e aktiviteti­t të futbollit", u shpreh fillimisht Duka.

 ??  ?? Presidenti i FSHF- së, Armand Duka
Presidenti i FSHF- së, Armand Duka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania