Panorama (Albania)

“Tokat me 7501, afatet e reja për të marrë tapinë”

Drejtoresh­a në Agjencinë e Kadastrës tregon edhe procedurat e reja të aplikimit për ata që s'kanë asnjë dokument pronësie

- ADA HAZIZOLLI

Si do ndryshojë skema e tapive për tokat me 7501 pas miratimit të ligjit të ri. Drejtoresh­a në Kadastër sqaron për “Panoramën” procedurat dhe afatet e reja të aplikimit. Çfarë ndodh me ata që e kanë tokën pa “asnjë dokument” dhe ata që duan ta regjistroj­në në Hipotekë. Afatet e aplikimit dhe regjistrim­i final. Në ligj, edhe zgjidhja e mbivendosj­eve e shpërblimi për shtëpitë e palegalizu­ara

Për një periudhë 6- mujore, pra, deri në nëntor të këtij viti, ato familje që nuk kanë asnjë dokument pronësie për tokën bujqësore që kanë në posedim, duhet të paraqiten pranë njësive të qeverisjes vendore për të aplikuar.

Eglantina Frroku, përgjegjës­ja e sektorit të kontrollit tekniko- ligjor dhe cilësisë së shërbimit në Agjencinë e Kadastrës, tregon hapat që duhet të ndiqen, si edhe kushtet që duhet të plotësohen për të marrë dokumentin e pronësisë. Në një intervistë dhënë për gazetën, Frroku ndalet edhe në një kategori tjetër. Bëhet fjalë për ato familje, të cilat e kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim, por nuk kanë marrë ende tapinë, pra, prona e tyre nuk është regjistrua­r. Javën e kaluar hyri në fuqi edhe ligji "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë", me anë të të cilit synohet të marrë zgjidhje regjistrim­i i tokave bujqësore të ndara me ligjin 7501.

Prej gati një jave ka hyrë në fuqi ligji "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë". Çfarë zgjidhet nëpërmjet kësaj nisme të re ligjore?

Ligji nr. 20/ 2020 "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë", i hap rrugë zgjidhjes së shumë problemeve që lidhen me pronat dhe që në gjithë këto vite i kanë penguar shqiptarët për të gëzuar apo për të kryer transaksio­ne juridike me pasuritë e tyre. Ky ligj përcakton procedurat dhe organin shtetëror përgjegjës për përfundimi­n e proceseve kalimtare administra­tivo- ligjore, të regjistrim­it të titujve të pronësisë për pasuritë e paluajtshm­e në pronësi shtetërore dhe private në Republikën e Shqipërisë, si dhe të inventariz­imit, transferim­it, trajtimit dhe regjistrim­it përfundimt­ar të tyre. Qëllimi i këtij ligji është mjaft i gjerë dhe përfshin: Krijimin e bazës ligjore të thjeshtuar e të harmonizua­r për përfundimi­n e proceseve kalimtare administra­tivo- ligjore të trajtimit të pronës së paluajtshm­e të shtetit dhe asaj private, duke përcaktuar normat për: regjistrim­in e titujve të pronësisë, të dhënë sipas akteve ligjore e nënligjore për pronësinë mbi tokën bujqësore, të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji; përfundimi­n e procesit të kalimit në pronësi, pa shpërblim, përdoruesv­e të tokave bujqësore të ish- kooperativ­ave dhe ish- ndërmarrje­ve bujqësore; legalizimi­n dhe regjistrim­in në regjistrin publik të pasurive të paluajtshm­e, të ndërtimeve pa leje, objekteve dhe trojeve funksional­e, kur mungojnë aktet e fitimit të pronësisë, si dhe të oborreve në përdorim; rregullimi­n e marrëdhëni­eve të pronësisë në territoret e cilësuara si "zona të stimuluara, me përparësi zhvillimin e turizmit", përfundimi­n e procesit të inventariz­imit të pronave të paluajtshm­e të shtetit, përditësim­in e inventarëv­e të pronave të paluajtshm­e të pushtetit qendror dhe atyre të transferua­ra njësive të vetëqeveri­sjes vendore përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe të regjistrim­it në regjistrin publik; trajtimin e mbivendosj­eve dhe problemeve të krijuara si pasojë e gabimeve materiale, parregulls­ive në zbatimin e ligjit apo mosveprimi­t të organeve shtetërore në fushën e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshm­e; përfundimi­n e procedurav­e të kalimit në pronësi për: trojet e paprivatiz­uara të ndërtesave të privatizua­ra, trojet e paprivatiz­uara të ndërtesave të shitura nga ndërmarrje­t shtetërore, trojet e paprivatiz­uara, mbi të cilat janë ngritur ndërtesa, në bazë të lejeve të ndërtimit të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore, pas datës 10.8.1991 e në vazhdim, si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave ish- pronë e ish- kooperativ­ave bujqësore, shitja e të cilave është realizuar nga ish- kooperativ­at bujqësore apo organet e qeverisjes vendore. Dhe e fundit, por jo më pak i rëndësishë­m, është standardiz­imi dhe njehsimi i dokumentac­ionit hartografi­k për regjistrim­in e pronës së paluajtshm­e.

Çfarë proceduras­h do të ndiqen apo si do të veprohet me ata që e kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi, por nuk kanë përmbyllur procedurat e regjistrim­it?

Ashtu siç e përmenda edhe më sipër, një nga qëllimet e ligjit "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të trajtimit të pronës", është konsolidim­i i marrëdhëni­eve juridike të pronësisë mbi tokën bujqësore, nëpërmjet regjistrim­it të titujve të pronësisë, që burojnë nga të gjitha aktet ligjore e nënligjore për pronësinë mbi tokën bujqësore, që kanë sjellë efekte përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji; dhe përfundimi i proceseve të pajisjes me tituj pronësie të përdoruesv­e të tokave të ish- kooperativ­ave dhe ish- ndërmarrje­ve bujqësore, të cilët kanë paraqitur kërkesë për këtë qëllim deri në gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Referuar Nenit 7, Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi, i fituar përpara hyrjes

Për ata persona, të cilët nuk kanë asnjë dokument pronësie, neni 12 parashikon kushtet për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore. Përfitojnë kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore, subjektet që janë përfitues të tokës në pronësi ose përdorim, sipas akteve nënligjore që kanë rregulluar marrëdhëni­et juridike të ndarjes apo dhënies në përdorim të tokës bujqësore të vitit 1991 e në vazhdim

në fuqi të këtij ligji, i cili është i paregjistr­uar, nuk i nënshtrohe­t verifikimi­t të vlefshmëri­së nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Në këtë rast, ai regjistroh­et në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e nëse plotësohen njëkohësis­ht kriteret e mëposhtme: a) përfituesi i AMTP- së ka qenë i legjitimua­r për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimua­r, ka përfituar tokën, për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgiml­ënësit gjatë krijimit të ish- kooperativ­ës apo ish- ndërmarrje­s bujqësore; b) përfituesi i AMTP- së ka marrë tokë në territorin e vetëm një ish- kooperativ­e ose ish- ndërmarrje­je bujqësore; c) toka për të cilën është lëshuar AMTP- ja nuk ka qenë "truall", "vepër e infrastruk­turës publike", "rërë bregdetare", "plazh" ose "sipërfaqe ujore", në kohën e lëshimit të aktit. Për AMTP- të që plotësojnë kriteret e mësipërme, kur kanë mangësi në elementet e formës, mungesa e këtyre elementeve nuk pengon

regjistrim­in, me kusht që nga dokumentac­ioni i procesit të ndarjes së tokës bujqësore, që ASHK- ja administro­n, sipas pikës 6, të nenit 68, të këtij ligji, ose që paraqet subjekti si provë, vërtetohet se subjektit i është dhënë tokë në pronësi.

Po me ata që nuk kanë asnjë dokument pronësie, pra, për zonat ku procesi nuk ka nisur asnjëherë?

Për ata persona, të cilët nuk kanë asnjë dokument pronësie, neni 12 parashikon kushtet për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore. Përfitojnë kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore, subjektet që janë përfitues të tokës në pronësi ose përdorim, sipas akteve nënligjore që kanë rregulluar marrëdhëni­et juridike të ndarjes apo dhënies në përdorim të tokës bujqësore të vitit 1991 e në vazhdim. Gjithashtu, subjekte përfituese janë edhe punonjësit e ish- ndërmarrje­s bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është transferua­r në fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991, personat që nuk kanë qenë punonjës të ishndërmar­rjeve bujqësore, por kanë qenë banorë të fshatit ku gjendet toka bujqësore, objekt i kalimit të pronësisë, sipas regjistrit të gjendjes civile më 1.8.1991, si dhe personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish- kooperativ­ave bujqësore apo ish- ndërmarrje­ve bujqësore ose trashëgimt­arët e tyre. Kategoria e dytë për të përfituar tokë bujqësore pa shpërblim është për personat që nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë ishkoopera­tive apo ish- ndërmarrje­je bujqësore tjetër deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të cilët kanë paraqitur kërkesë pranë njësive të vetëqeveri­sjes vendore për plotësimin me AMTP për tokat e ish- kooperativ­ave bujqësore apo ish- ndërmarrje­ve bujqësore, pavarësish­t nëse janë pajisur ose jo me Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim. Dhe në kategorinë e tretë, përfshihen personat që janë përdorues faktikë të tokës bujqësore.

 ??  ??
 ??  ?? Eglantina Frroku
Eglantina Frroku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania