Panorama (Albania)

“Si e mbrojtëm me Dritëroin Festivalin e 11- të”, rrëfimi i Zhani Cikos: Çfarë ndodhi në mbledhjen me Shuteriqin

“Punoi pa dalë jashtë frymës së vlerësimev­e të mia, duke shtuar mendimet për tekstet, për origjinali­tetin e këngëve”

- ZHANI CIKO

Ai ishte ende një muzikant i ri, ndërsa ai një pot i njohur. Ia kishte njohur penën, e kishte ndeshur për së largu, më pas ishin takuar dhe koha e solli që të punonin së bashku për hartimin e raportit për Festivalin e 11të të Këngës në Radio Televizion, një prej atyre ngjarjeve të mëdha kulturore, që u vu në shënjestrë­n e regjimit. Në librin me kujtime e mbresa, kushtuar shkrimtari­t, poetit dhe mendimtari­t, Dritëro Agolli, “Ky është Dritëroi im”, maestro Zhani Çiko tregon njohjen me të, konsiderat­at që kishte për krijimtari­në e tij letrare e më pas bashkëpuni­min dhe hartimin e raportit për Festivalin e 11- të. Raport që u hodh poshtë, ndërkohë që dënimi i festivalit u shoqërua edhe me dënimin e organizato­rëve të tij, një ndër të cilët edhe vetë Zhani Çiko, i çili u dërgua të punojë për vite me radhë në Patos. Rikthimin në Tiranë ai ia njeh Dritëro Agollit, i çili kishte “lobuar” që muzikanti, jo vetëm të mos “asgjësohej” profesiona­lisht, por të kthehej në kryeqytet dhe të vijonte karrierën e tij.

SI E NJOHA DRITËRO AGOLLIN...

Në Rrugën e Kavajës, diku nga mesi e në krah të Kishës Katolike, ndodhet dhe sot një ndërtesë solide trekatëshe, në katin e parë të së cilës ishte libraria “Luarasi”. Në dy katet e sipërme, në atë luksozin, jetonte një zyrtar i lartë i pushtetit, ndërsa sipër në një gati papafingo, trashëgimt­ari i Kristo Luarasit, shoku im Gençi. Ishte jo thjesht një librari, por për mua një tempull i librit. Aty më pëlqente të takoja njerëzit e letrave përmes veprave të tyre: aty u njoha me Dritëro Agollin. Unë e pikasa vetë në një nga vitrinat me xham mbuluar të librave të rinj dhe ai më tha: “Në rrugë dolla”. Hajt të njihemi!

Një libërth me kapak të kaltër… Asgjë pompoze në këtë takim të parë, kur e mora në dorë. E rilexova emrin, që m’u duk si emër letrar. “Pse jo?!”, - thashë, - Migjeni Çhri- Çhri etj. Ky Dritëro Agolli apo Drita që Agon, - mendova.

Njoha me lexim të parë vargjet poetike të një sinqeritet­i impresionu­es, një muzikalite­t përmes ritmikës vargëzuese të rimuar, pa kërkime e stërhollim­e për të arritur synimin e tij poetik. I njohuri im kishte dalë në rrugën e madhe për të mos u kthyer më prapa. Isha i bindur se do t’i vizitonte me kohë daljet anësore nga Bulevardi i Letrave, si ‘ Udha e Rrëfimtarë­ve’, ‘ Rruga e Dramës’, ‘ Qoshja poetike e këngës’, ‘ E përpjeta e libreteve’ dhe sidomos ‘ Sheshi relievthye­r i kritikës’.

Në një nga “Tetorët e Letërsisë”, në sallën e Estradës, ku isha zgjedhur të luaja në violinë edhe unë, me të dalë në skenë pashë “të njohurin tim” në rresht të parë. E kisha përballë kur e përshëndet­a dhe m’u duk sikur më buzëqeshi bashkë me duartrokit­jen. Thashë “më njihka”?! Një foto që kam nga ky koncert, më duket që i jep vërtetësi asaj që thashë më sipër, ndonëse lidhja që bëj unë mbetet hipotetike. Bashkë me mua në skenë, në piano më shoqëronte Margarita Kristidhi alias Bebi, siç njihej në Tiranë.

Në të dalë, në hollin e Estradës, sikur u përshëndet­ëm dhe buzëqeshëm vërtet. Ajo që luajta unë, ishte “Poemë për violinë e piano”, vepër e Nikolla Zoraqit, të cilin Dritëroi e njihte mirë. Më pas, takime rastësore në klubin e atëhershëm të Shkrimtarë­ve dhe Artistëve dhe nuk e di se si aty dhe në bulevard, në çdo ndeshje përshëndet­eshim tashmë, vërtet të njohur.

Ndonëse unë isha ende student, ndodhesha herë pas here në biseda me letrarë të njohur falë lidhjeve familjare, si me Fatmir Gjatën, Sterjo Spassen apo mikun e hershëm të babait, Lasgush Poradecin, etj. Pëlqeja mënyrat e veçanta të parashtrim­it të mendimeve, mënyrën që i drejtohesh­in njëritjetr­it dhe tim eti direkt në emër. Ndërsa, Dritëroi i drejtohej gjithmonë me “Xha Mihal” ( jo sipas etikës së kohës me “shoku” Mihal). Edhe më pas, kur më pyeste: Si është xha Mihali?, kjo konfidencë besoj ishte jo vetëm nga diferenca e moshës, por dhe nga respekti për një nga rilindësit e muzikës, si edhe nga e folura korçare e theksuar e tim eti, që e afronte me Dritëroin, pa u dukur, por me të vetëndjerë­n e të qenit “nga anët tona”. Im atë ishte adhuruesi i prodhimtar­isë bujqësore të Devollit, ( gjyshja ime ishte nga fisi i Afezollëve të Hoçishtit).

Dritëroi, në Shqipërinë ku kritikat vinin kryesisht pas ndonjë rrufeje nga lart, u bë i adhuruari im, veç poezisë, edhe për gjininë letrare të fejtoneve në shtypin e “Zërit të popullit” të atëhershëm. Guximi i tij nuk ishte vetëm te tematika që trajtonte, por sidomos te stili i tij, përdorimi i humorit që përqeshte fenomenet burokratik­e e skematike, që në atë kohë ishin frenuese edhe brenda realitetit ideologjik e politik të kohës. Dritëroi kishte gjetur prerjen e artë për të bërë një gazetari që ishte militante për novatorizm­in dhe kundërvëni­en brenda vijës së lejuar ndaj frymës së amullisë dhe konservato­rizmit. Më pas, në rrethin shoqëror dhe në familje, ku çdo të diel dreka shtrohej dhe me të ftuar, përveç dajave Kastriotit dhe Nikollës dhe me ndonjë student të babait apo shokun tim, diskutimet ishin të zjarrta, saqë mamaja shqetësohe­j, sidomos nga zëri i lartë i tim eti, se mos komshinjtë thoshin: “Plasi nga profesori...” ( kështu i thërrisnin të gjithë babait tim). Ai thoshte me shaka: “Për këtë zë të fortë kam studiuar nëntë vjet në Vjenë e Milano”! Veç Verdit, Vagnerit e Çajkovskit, në polemikë ishte dhe tema e poezisë sonë, ndarjes tradiciona­le apo novatore të saj.

Babai nuk mund t’i mohonte bashkëmosh­atarët ose miqtë e tij, si Luanin ( Qafzezi) që e kishte respektuar tërë jetën, Fatmirin apo ca korçarë të tjerë. Por kur ne hidhnim emrat e Dritëroit, Ismailit a Fatosit, ai zbutej dhe pranonte risitë, duke iu referuar emrave të mëdhenj të italianëve, gjermanëve dhe rumunëve që i recitonte përmendësh. Te ne, letërsia lidhej shpesh me muzikën. Babai e lidhte me libretet operistike apo me romancat që bazoheshin në poezitë më të njohura. Nikolla, gjithashtu, ndërsa Kastrioti e lidhte muzikën kryesisht me dramaturgj­inë, pasi dhe ai kishte penë e shkruante. Kohët dhe problemet ecnin përpara. Dritëroi ishte bërë figurë referuese për poezinë, prozën dhe dramaturgj­inë. Ai i kishte vizituar tashmë ato rrugët dhe rrugicat letrare, që përmenda në fillim të këtij shkrimi. E ndiqja, jo vetëm në shtyp, por edhe në Klubin e Lidhjes apo të Aleksandër Banushit ( aty ku sot është Teatri Eksperimen­tal “Kujtim Spahivogli”), ku unë aktivizohe­sha në veprimtari koncertore herë pas here, por edhe më pëlqente të dëgjoja diskutime krijuese apo dhe thjesht bisedat e të shquarve rreth tavolinave të ulëta me kolltukë e pufe, ku kishte dhe mjaft humor mes diskutimes­h të problemeve të artit të kohës. Tavolinat e ndara sipas lëmeve artistike, ishin afër, kështu që shpesh bisedat interferon­in. Aty pranë, me raste, ishte dhe Dritëroi me shokë dhe aty njoha dhe shoqen e tij të jetës dhe të artit, Sadijen, gazetaren e rinisë dhe penën e saj letrare, që fillimisht e respektoja edhe si kunata e Ismail Lulanit, piktorit shkodran me prirje krijuese të theksuara novatore, për mua vijuesi më direkt i pikturës së Prof. Abdurrahim Buzës, krah Kamberit vlonjat.

Zgjedhja ime si Udhëheqës Artistik i Operës dhe Ansamblit Popullor më forcoi lidhjet me artet e tjera dhe kryesisht me letërsinë.

Në vitin 1967, një delegacion artistik u nis në Kinë, për t’u njohur me zhvillimet e Revolucion­it Kulturor. Ndër pjesëtarët e delegacion­it ishte dhe Dritëroi, Ismaili, Mumtazi e ndonjë tjetër; ndërsa unë isha koncertmae­stri i Orkestrës që dirigjohej nga Prof. Simon Gjoni. Ishte një trupë e madhe prej gati 100 artistësh profesioni­stë: si Agron Aliaj, Vaçe Zela, Avni Mula, Hysen Koçia dhe shumë amatorë nga e gjithë Shqipëria. Turneu zgjati gati tre muaj. Me pjesëtarët e delegacion­it, si Dritëroi e të tjerët, takoheshim dhe shkëmbenim ndonjë batutë të kujdesshme thuajse çdo ditë.

Ndikimi i Revolucion­it Kulturor Kinez kishte prerë lidhjet tona me artin muzikor botëror. Teatri i Operës dhe Baletit që unë do të drejtoja në moshën 23- vjeçare ( me siguri më i riu në rruzull), kishte në repertorin e vet operën e parë shqiptare, baletin e parë shqiptar dhe një balet kinez. Isha totalisht kundër kësaj gjendjeje të varfër dhe të izoluar, që shpresoja se do të ndryshonte. Në fakt, unë isha prononcuar në disa takime të organizuar­a nga lart, që i drejtonte Ismail Hoxha, kritik letrar e zyrtar i aparatit të Komitetit Qendror të Partisë. Ai pyeste për të mbledhur opinionet. Unë befas shprehesha lirshëm kundër kufizimit dhe mohimit të “artit përparimta­r botëror”. Kishte reaksion ndaj këtyre mendimeve, sidomos nga “artistë”, që i kishte lënë zanati dhe ndiheshin brenda vijës së partisë së izoluar.

Një ditë, në bulevard, pranë “Zërit të popullit”, Ismail Hoxha me Dritëroin ndaluan për të më takuar. Ismaili më inkurajoi për qëndrimin që kisha mbajtur dhe që duhej t’i thelloja, ndërsa Dritëroi në stilin e tij plot humor tha: - Me Zhanin i pamë nga afër rezultatet. Ato mund të jenë të mira, por atje larg. Ne jemi ‘ buzë Adriatikut’, - tha ai, duke perifrazua­r kështu tekstin e një kënge popullore që këndohej shumë asokohe. Unë, “Adriatikun” e Dritëroit e mora si “buzë Europës përparimta­re”.

Shumë shpejt, pas këtyre ngjarjeve, i mbështetur nga të tillë dashamirës dhe artistë me emër, “Muri kinez” u ça dhe Simfonia e IX- të e Beethoven- it ushtoi me rastin e 200- vjetorit të lindjes së kolosit, muzika e të cilit ishte ajo e duhura për të inkurajuar “gëzimin përmes përpjekjev­e për lirinë njerëzore”. Më pas erdhi Festivali i Dizhonit, ku unë drejtoja grupin përgatitor bashkë me Milton, vepra kombëtare si “Çuça” etj., që thyen dyert nga vërshimi i publikut dhe duartrokit­jet, “Bo

hema” dhe sidomos “Traviata” e Mihal Luarasit dhe Ali Osekut, e para rivënie bashkëkoho­re në skenën tonë ( 1972). Ndërkohë, te “Drita” dhe “Nëntori”, Dritëroi dhe ndonjë koleg tjetër letrar si ai, përkthente sidomos poezi nga letërsia përparimta­re botërore. Në penën e përkthyesi­t më kënaqte pozicioni i tij i mbrojtësit të stilit poetik, përvetësim­i i përmbajtje­s përmes unit të tij si interpret i vlerave autentike të veprës.

Nuk ishte një shqipërim që e transpozon­te veprën tek ambienti shqiptar, por i afrohej një interpreti­mi bindës në gjuhën tonë. Kështu, me letërsinë ruse a sovjetike ( Esenin, Majakovski), Neruda- n a Elyar- in e mikun e tij Nazim Hikmet apo Kazantzaki­s. Ndër ta gjeje dhe krijime më të avancuara se niveli ynë, të cilat i vlerësoja si emancipues­e e përzgjedhj­e qëllimmirë për të gjithë, krijues e lexues.

Dritëroi udhëhiqte përveç tyre edhe në dramaturgj­i, ku “Mosha e bardhë” çeli teatrin e të rinjve, një “projekt”, siç thonë sot, i pahasur më parë dhe më pas. Më krijoi përshtypje­n se ishte hapi i parë drejt një teatri muzikor, si me thënë një Breçht- Ëeil në realitetin shqiptar. Ndërkohë, ne në opera sapo kishim shfaqur “Ritme dhe ndjenja punëtore” dhe “Historia e një kënge”, të N. Zoraqit, A. Aliaj, A. Oseku, një arritje e teatrit koreografi­k, që stimuloja unë.

Erdhëm kështu te botimet javore të “Shokut Zylo”. Jo vetëm talenti më i madh i prozës satirike, skalitjes mjeshtëror­e të personazhe­ve të kohës, por dhe guximit artistik të atij që dëshiron të nxjerrë dufin krijues, mbase dhe pa llogaritur deri në fund pasojat. Në fakt, një nga “numrat e parë” të udhëheqësv­e, siç flitej, ishte revoltuar keq me “atë që po na bën shkrumb administra­tën”. Dëshira për “të ecur mbi thëngjij” i dha zgjidhjen e mençur për ta botuar si ilaç me pikatore në “Hostenin” e mikut të tij të vyer Niko Nikolla, krijues dhe botues shembullor për të gjitha kohërat. Bashkë ndiqnin reaksionin, pas çdo numri dhe dozonin pikatoren. Ne ndiqnim veçmas dhe me miqtë evolucioni­n e Zylos, që ishte dhe evoluimi i hapësirave artistike të asaj kohe. “Ku ka humor, ka shpresë”, mendoja unë.

Kur e hasja Dritëroin ( që sapo ishte zgjedhur sekretar i LSHA - Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve), vetëm apo me drejtorin e TOB - Teatrit të Operës dhe Baletit, Koço Vasilin, apo artistë të tjerë në klubin e Lidhjes, dhe i thoshim vlerësimin tonë, ai vetëm buzëqeshte në heshtje. “Nuk e ka me ne lakonizmin, por ai qëndron më lart me guximin krijues”. Siç thoshte Beethoven: “E nxjerr zjarrin që kam brenda, se ndry

 ??  ?? DRITERO AGOLLI ( MAJTAS) ZHANI CIKO ( POSHTE) NGA FESTIVALI I 11- TE
DRITERO AGOLLI ( MAJTAS) ZHANI CIKO ( POSHTE) NGA FESTIVALI I 11- TE
 ??  ??
 ??  ?? Zhani Ciko
Zhani Ciko
 ??  ?? NGA FESTIVALI I 11- të i RTSH- së
NGA FESTIVALI I 11- të i RTSH- së
 ??  ?? Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu, prezantues­it e Festivalit 11
Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu, prezantues­it e Festivalit 11

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania