Panorama (Albania)

Bie numri i të infektuarv­e, në 24 orë, 4 raste të reja

“Është numri më i ulët i rasteve, i përllogari­tur në 8 javët e fundit”

- TIRANE

E hëna regjistroi një tjetër ditë me bilanc pozitiv. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja.

Një shifër kjo më e ulëta në harkun e 8 javëve të fundit, e cila mund të shihet edhe si sinjal që paralajmër­on pikëkthesë­n që të gjithë presim. “Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID19 në Shqipëri. Situata epidemiolo­gjike në vend paraqitet e qëndrueshm­e mbështetur në identifiki­min e rasteve të deritanish­me dhe gjurmimin epidemiolo­gjik në mënyrë aktive. Bazuar në të dhënat e deritanish­me vlerësohet se numri efektiv i riprodhimi­t nga data 24 prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik ( për R < 1). Sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogari­tur në 8 javët e fundit”, tha përfaqësue­sja e Task- Forcës Eugena Tomini. Sipas të dhënave zyrtare, harta është zgjeruar në Tiranë, Shkodër dhe Kamzë. Ndërkohë që nuk është regjistrua­r asnjë rast i ri në Krujë, e cila e ka mbyllur ditën më bilanc zero. “Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid- 19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësis­ht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 4 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19 në të gjithë vendin 872 qytetarë”.

Pjesa më e madhe e të infektuarv­e janë duke u ndjekur në kushte shtëpie nga mjeku i familjes, vetëm 28 janë në spital. “654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve. Në të gjithë vendin, aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshm­e prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes”, vuri në dukje Tomini.

Prej gati 10 ditësh, Ministria e Shëndetësi­së ka nisur edhe kryerjen e testimeve serologjik­e për mjekët dhe infermierë­t. Pas stafeve mjekësore, këto testime do të shtrihen në popullatë, për t’i dhënë përgjigje dilemës nëse virusi ka qarkulluar më herët apo jo. “Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjik­e”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së. Prej së hënës ka nisur edhe lehtësimi i mëtejshëm i masave. Veç dyqaneve në qendrat tregtare kanë rifilluar aktiviteti­n edhe parukeritë, klinikat dentare dhe berberët. Nëse situata paraqitet në këto nivele, atëherë parashikoh­et që në 18 maj të hapen edhe baret dhe restorante­t.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania