Panorama (Albania)

Policët e Bashkisë duan çelësat e Teatrit, përplasen me artistët: Nuk lejojmë të shembet

Edmond Budina: Çfarë e keqeje ju vjen që të ndërtoni në një vend tjetër. Thirrje opozitës të mbrojnë Teatrin

-

Policia bashkiake tentoi ditën e djeshme, rreth orës 17: 00 të pasdites, të kalojë pragun e Teatrit Kombëtar me disa fletushka në dorë, që sipas tyre u jepnin të drejtën për të ekzekutuar VKM- në e datës 5 maj.

Për ta, Teatri Kombëtar është thjesht pasuria me Nr. 1/ 241 dhe të drejtën për të hyrë në ambientet e brendshme të institucio­nit pretendojn­ë se ua jep ligji special. Aleanca e Mbrojtjes për Teatrin, artistë e aktivistë, që e mbrojnë godinën prej 2 vjetësh e tre muajsh ( prej 8 shkurtit të 2018- ës), ndërkohë dhanë lajmin për mundësinë e një rrethimi të dytë të teatrit, pas atij të 24 korrikut që lamë pas, e që zgjati 12 orë rezistencë e përplasje fizike, deri në tërheqjen e Policisë. Ndonëse qëllimi i këtij akti i shprehur si nga kreu i qeverisë, Edi Rama, kryebashki­aku Erion Veliaj e së fundmi edhe nga VKM- ja tinëzare e 5 majit, është ajo “e ndërtimit të një godine bashkëkoho­re”, artistët nuk pajtohen me vendimin. Ata insistojnë se nuk do të heqin dorë nga rezistenca e tyre, nga mbrojtja e këtij objekti me vlerë të trashëgimi­së kulturore e historike, qoftë edhe nëse do t’u duhet të përplasen përsëri edhe fizikisht. Kjo, sepse siç shtojnë, ajo shembje nuk bëhet në emër të një skene të re e bashkëkoho­re teatrale, por fsheh qëllime fitimprurë­se. Sipas qëndresëta­rëve, pas teatrit luksoz si justifikim fshihen marrëveshj­et mes pushtetit dhe kompanive të ndërtimit e rrënimi i godinës s’do të kënaqte tjetërkënd veç tyre. “Pse nuk ndërtojnë një teatër të ri, anash, majtas, djathtas, po duan të shembin pikërisht atë”, thoshte disa muaj më herët Primo Shllaku, duke e vënë theksin te kullat që kanë mbirë sipër godinës së teatrit e të tjerave që do të shtohen e kanë për synim ta “gllabërojn­ë” edhe atë. Një prej kullave aty pranë apo një copëz e saj, siç ishte planifikua­r më herët në projektin e Bjarke Ingels ( ku teatri zinte një pjesë të vogël të një kompleksi), do t’i kënaqte të gjitha palët, së paku artistët dhe publikun. Madje, edhe vetë Hervin Çulin ( drejtor i Teatrit Kombëtar tek ‘ arTurbina’... prej kyçjes së godinës aktuale), i cili “ankohet” se shkak i rënies së numrit të spektatorë­ve është ajo turbinë periferike e se shfaqjet “virtuale” paskan mbledhur kaq e aq “views” së fundmi. E pra, pse jo një godinë teatri aty pranë, siç thonë Shllaku e të tjerë artistë? Një copëz luksoze kulle për artistët e përunjur ndaj dëshirave të pushtetit s’duhet të jetë kaq e vështirë për t’u gjetur. A nuk po bëhet për ta i gjithë ky stërmundim ligjor, ky kalim i befasishëm pronësie, këto thirrje e replika që i mëshojnë shembjes? IKONAT E KULTURES

PRO TEATRIT Teatro të rinj për kryeqyteti­n dëshirojnë dhe Roza e Dhimitër Anagnosti, të cilët u janë bashkuar protestave në ditët më kritike, ku si dje, qeveria vendore dhe ajo qendrore “u mat pulsin” protestues­ve. “Ne nuk jemi për prishjen e teatrit. Ne jemi për teatër, të ekzistojë teatri, të ekzistojë dhe një teatër i ri, një godinë e re, të ekzistojnë 2- 3 teatro për Tiranën, se e meriton ai vend të ketë teatro siç ka e gjithë bota”, do të pohonte Pavlina Mani, kur disa kolegë e ish- ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, lakonin emrin e tyre për të legjitimua­r prishjen. Teatro të rinj kërkonte edhe i ndjeri Maks Velo, që edhe pse në moshë të thyer, qëndroi në ato protesta pa u lodhur… Ndonëse ëndrrën për kthimin e stadiumit “Qemal STafa” ia zëvendësua­n me atë që ai quajti “përbindësh gjigant”, përsëri luftoi që teatrin të mos e preknin. “Çelësi i gjithë kësaj qëndron te marrja e territorit. Në realitet nuk janë bërë ndonjëherë merak për teatrin, problemi mbetet territori. Të marrin pjesën më të madhe të tij e të lënë dhe pak metra katrorë për teatër. çdo gjë bëhet në mungesë transparen­ce dhe mungesa e transparen­cës sjell që çdo gjë të bëhet në mënyrë ‘ de facto’ dhe pastaj askush s’ka ç’bën më. As korrigjime e as përmirësim­e. Siç ndodhi me stadiumin, ne ende sot nuk kemi asnjë të dhënë”, do të rrëfente arkitekti pak muaj më parë për “Panoramën”.

“ATYRE QË U DHIMBSET KY KOMB: O TANI,

O KURRË!” Policia bashkiake, tentativën për ekzekutim të VKMsë së 5 majit duket se e shoqëron me një gjobë për “uzurpuesit”. Pas largimit të tyre, nuk vonojnë të mblidhen dhjetëra protestues në shesh, për të mos lejuar të merren hapa të mëtejshëm që do të lejonin shembjen. “5 apo gjashtë policë kanë ardhur dhe kanë dorëzuar një dokument, ku kërkojnë që të lihet prona, pasi është në varësi të bashkisë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave. Mirëpo, është e qartë se Presidenti do të dorëzojë një padi për Vendimin e

Këshillit të Ministrave, pasi e gjitha kjo është e paligjshme. Në fund, firma është e Elton Dervishit, që ka ardhur dhe ka dorëzuar letrën me policë bashkiakë. E quajnë ligjin special të mbyllur, ndërkohë që është ende në Gjykatën Kushtetues­e dhe sipas procedurav­e, duhet mbyllur nga Parlamenti. Nuk kuptohet gjithë ky ngut”, thotë regjisori Robert Budina. Sipas tij, opsionet përse u ndërmor një akt i tillë janë dy. “Së pari, mund të jetë provokim dhe Policia mund të vijë të na arrestojë. Dhe tjetra është se mendojnë se do të munden ta marrin realisht në administri­m këtë pronë”, shton më tej Budina, duke kujtuar mbështetje­n edhe të faktorëve të tjerë nga opozita shqiptare, Presidenti Ilir Meta apo dhe ‘ Europa Nostras’.

Ndërsa aktori Neritan Liçaj ditën e djeshme, që shënon edhe protestën e parë pas izolimit, foli për qëndrimin e kreut të qeverisë, Edi Rama, që ndërsa flet për luftë kundër virusit të padukshëm, hap të tjera vatra beteje, duke vënë në shënjestër trashëgimi­në. “Të gjithë ju shqiptarë e patë se çfarë meraku kishte ai për jetët tuaja. Ai nuk do unitet, por do përçarje. Ndërkohë që ju vuani se s’keni bukë, ai do ta vjedhë këtë copë për vete. Prandaj, u them të gjithë shqiptarëv­e ‘ hajdeni këtu’”, tha ndër të tjera Liçaj. Ndërsa regjisori Edmond Budina, ndërsa foli për vlerat e godinës dhe qëndresën paqësore përmes fjalës dhe artit të mbajtur në këto dy vite, u bëri një thirrje forcave opozitare që t’i bashkohen kësaj rezistence. “Gjërat janë shumë të qarta, rikonstruk­sioni i Teatrit Kombëtar nuk do të bëhet me lekët e qytetarëve të Shqipërisë, por të ‘ Europa Nostras’. Atëherë, çfarë e keqeje ju vjen që të ndërtoni një teatër tjetër në një vend tjetër?! Prandaj, i bëj thirrje kryetarit të opozitës, Luzim Basha, zonjës Monika Kryemadhi dhe mbi të gjitha Presidenti­t: O tani, o kurrë! U bëj thirrje edhe të gjithë socialistë­ve të ndershëm, atyre që u dhimbset kombi shqiptar, që u dhimbset liria kombëtare, të jenë bashkë me ne. Nuk jemi të politizuar, s’do marrim asnjë tullë me vete, të gjitha do t’i lëmë këtu për të ardhmen”, shtoi ai. Fjalën e tij gjatë protestës së ndjeshme mes të tjerë protestues­ish e tha edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili u bëri thirrje qytetarëve, artistëve e politikanë­ve që të bëhen bashkë për të ruajtur objektin e Teatrit Kombëtar. “Mos u shitni, se nuk ka më të shtrenjtë se liria. Mos lejoni t’ua vënë zgjedhën në qafë, sepse nëse e bëjnë, nuk ua heqin më. Ejani, të mbrojmë historinë e vendit. Ajo nuk mund të nisë as me Enver Hoxhën, as me Berishën, as me Edi Ramën, as sa herë ndërrohen kryeminist­rat”, tha ndër të tjera aktori.

 ??  ??
 ??  ?? Policia Bashkiake, dje në Teatër, duke kërkuar ekzekutimi­n e VKM- së së 5 majit
Policia Bashkiake, dje në Teatër, duke kërkuar ekzekutimi­n e VKM- së së 5 majit
 ??  ?? Regjisori Robert Budina, dje gjatë protestës së parë pas izolimit prej pandemisë
Regjisori Robert Budina, dje gjatë protestës së parë pas izolimit prej pandemisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania