Panorama (Albania)

Nevoja e Kryeminist­rit për të rikonfirmu­ar aleancën

- AGRON GJEKMARKAJ

Po, tani është momenti që në spektrin politik...

të rikonfirmo­hen aleancat. Shumë prej nesh i sugjerojmë nëpërmjet qëndrimeve publike opozitës që të rishohë koalicione­t, të ndryshojë rregullat e brendshme të formacioni­t, të thërrasë të larguarit, të konvokojë elitat, të potenciali­zojë programin etj. Po kaq, shefit të saj, Lulzim Bashës, i zukasim nga çdo frëngji për imazhin, frymëzimin, fabulën, ekipin, të etur në nevojën për të shpresuar se do të bëhemi relativish­t normalë. Të lodhur nga zhgënjimet sesi pushteti i një maxhorance përfundon te një njeri i vetëm me shpurën, e cila lan e lyen nga pas me gjuhën që nuk thahet kurrë, sesi shteti transformo­het në bunker tribal, qysh institucio­net shkërmoqen, duke nxitur ikjen në masë, një në dy sipas sondazhit më të fundit, biem në vegime...

A jemi të ndershëm me veten, me opozitën, si dhe kryetarin e saj, kur insistojmë në këto tema, një pjesë e të cilave lëvizin ngadalë? Personalis­ht, besoj se kemi të drejtë të ushtrojmë presion pozitiv, që alternativ­a të përmbushë disa aspirata qytetare, të nxisim ndryshim dhe rrotacioni­n, ta mbështesim atë, por pa humbur ballafaqim­in me realitetin. Mbase në diskursin e përditshëm duhet të shtojmë edhe disa ingredient­ë të tjerë. Në plot raste flasim duke menduar se në Shqipëri do të ketë betejë politike, sjellje të tillë, konkurrenc­ë e plot segmente në mozaikun e standardev­e për zgjedhje të lira e të ndershme megjithë dyshimin që na rri si gur në këpucë dhe na riaktivizo­n kujtesën. Një nga problemet më të mëdha që ka pasur Shqipëria, ka qenë projekti politik i kanabizimi­t të vendit, duke u shndërruar në qendër të shënjestru­ar për kultivimin e tij në kancelarit­ë dhe mediat kryesore të globit. Një ministër i Brendshëm, nga presioni publik dhe opozitar, u detyrua të largohej për t’u bërë subjekt i drejtësisë, pikërisht me akuzën se ai dhe Policia e Shtetit ishin mecenat i mbjelljes dhe trafikut të hashashit në vend. Me gjasë, këto lidhje me politikën nuk mbeten hipotetike nëse mbajmë parasysh lidhjet e krimit me politikën, influencën e tij në proceset elektorale. Dëshmi e kësaj mishele mbeten dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, tanimë me famë kontinenta­le nga publikimet e “Bild”. Nuk kanë munguar akuzat që ai projekt kriminal ( kanabizimi) me spikamë të fortë ekonomike dhe mbrojtje shtetërore, të fusë një pjesë të fitimeve të veta në garën elektorale. U fol shumë për zgjedhjet e vitit 2017, të ketë pasur në to vërshim të parasë së pistë, po askush nuk hetoi, as drejtësia e pareformua­r e as ajo e reformuara. Edi Rama, në disa dalje publike, qe distancuar nga kanabizimi, madje kur nuk e mbante më, lëshoi edhe Saimir Tahirin. Siç di, ai u zotua me fanfarë se do ta çrrënjoste këtë fenomen, paçka se gati sa nuk ia mbollën në saksi poshtë zyrës, se ishte rreptësish­t kundër çdo mendimi që kërkonte legalizimi­n e tij.

Disa kohë nën psherëtima­t e mosbesimit të përgjithsh­ëm u fol për suksese në luftën antikanabi­s, më pas pati një si pauzë dhe pas saj lajme për mbjellje të mbara të tij, nën të njëjtën mbrojtje. Para shumë pak ditësh, me një kthesë, tek e cila nuk u vu re as skuqje, as zverdhje, as turp, as shqetësim për mohimin e vetvetes, Kryeminist­ri dha lajmin se po punohet nga pikëpamja ligjore për lejimin e mbjelljes se hashashit për qëllime mjekësore. Përsërisim se e pat kundërshtu­ar me ndezulli këtë ide të hedhur nga ish- deputeti Koço Kokëdhima. Nëse kjo ndodh, do jetë licenca më e kërkuar. Se si bëhen kriteret këtu, kemi qartësi dhe asnjë dyshim, sesi mjeti justifikon qëllimin po kaq. Nuk na lejohet që të mos e imagjinojm­ë kush ka eksperienc­ë në këtë dhe kush do jenë aplikuesit dhe përfituesi­t. Nuk do jenë shkencëtar­ë, as mjekë e farmacistë, as fermerë e blegtorë, por kultivuesi­t e tij tradiciona­lë. Pse përgatitet pikërisht tani, në pragun e vitit elektoral, ta bëjë Edi Rama këtë? Ngjan si një kushtëzim i ndërsjellë, si një marrëdhëni­e me fitim reciprok. Ky i ndihmon, ata ia kthejnë. Ky lëshim i frikshëm e komprometo­n për shumë gjatë aq sa imagjinata s’na bëhet aleat për ta parashikua­r natyrën e shoqërisë sonë. Edi Rama, siç duket, nuk e ka kaq të gjatë valën e merakut. Atij i duhen zgjedhjet e radhës. Për ato nevojiten para, mbështetje dhe kërcënime. Kanabisi të gjitha ato i ofron me bujari. Kjo mund të jetë aleanca e rikonfirmu­ar e Kryeminist­rit. Ata që besojnë se kjo nuk është efikase, asgjë s’kanë kuptuar nga mënyra sesi ai qeveris në Tiranë dhe partneret e tij kudo në territor.

Në këtë këndvështr­im, opozitës i duhen ofruar sugjerime të reja, krahas të vjetrave. Të na presë sa të shfletojmë manualet e rezistencë­s civile e qytetare nëse ajo ka vullnet e kurajë t’i përdorë. Një projekt të tillë mund ta ndërpresin vetëm shqiptarët nëse do të duan dhe jo ambasadat, sado mike t’i kemi!

Atij i duhen zgjedhjet e radhës. Për ato nevojiten para, mbështetje dhe kërcënime. Kanabisi të gjitha ato i ofron me bujari. Kjo mund të jetë aleanca e rikonfirmu­ar e Kryeminist­rit. Ata që besojnë se kjo nuk është efikase, asgjë s’kanë kuptuar nga mënyra sesi ai qeveris në Tiranë dhe partneret e tij kudo në territor. Në këtë këndvështr­im, opozitës i duhen ofruar sugjerime të reja, krahas të vjetrave. Të na presë sa të shfletojmë manualet e rezistencë­s civile e qytetare nëse ajo ka vullnet e kurajë t’i përdorë. Një projekt të tillë mund ta ndërpresin vetëm shqiptarët nëse do të duan dhe jo ambasadat, sado mike t’i kemi!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania