Panorama (Albania)

Sejko flet për afatet e kredive, miratohet paketa për biznesin me 150 milionë USD

Linjat e garancisë shtetërore për secilën bankë tregtare

-

Ashtu siç kishte paralajmër­uar, në maj, qeveria miratoi paketën e tretë ndihmëse për rimëkëmbje­n e bizneseve që rrezikojnë falimentin, për shkak pandemisë. Bëhet fjalë për një shumë totale prej 150 miliardë lekësh, afro 150 milionë dollarë që merr përsipër shteti të lëvrojë përmes sistemit bankar në vend. Përfitues do të jenë tregtarë ose shoqëri tregtare, të cilët mund të marrin kredi me garancinë shtetore për të shlyer detyrimet ndaj punëdhënës­ve. "Miratimin e linjës së garancisë shtetërore në vlerën 15 000 000 000 ( pesëmbëdhj­etë miliardë) lekë, në favor të bankave tregtare që ushtrojnë aktiviteti­n e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, pjesë e skemës së garancisë që do të mundësojë huadhënien për tregtarët dhe shoqëritë tregtare për të siguruar fondet e nevojshme për kapital qarkullues dhe investime për të mbështetur rimëkëmbje­n e aktiviteti­t tregtar që është ndikuar nga situata e krijuar nga COVID- 19", citohet në vendimin e një dite më parë nga Këshilli i Ministrave, bashkëngji­tur të cilit janë edhe masat e kredisë që do të kanalizohe­n përmes të gjitha bankave që operojnë në vend. Në tabelën e mësipërme, përbri fotos janë të pasqyruara linjat e garancisë shtetërore për secilën bankë tregtare. Tri bankat më të mëdha: Raiffeisen, Banka Kombëtare Tregtare dhe Credins do të lëvrojnë shumat më të mëdha nga fondi i huamarrjes me garanci shtetërore, që variojnë nga 2.6 deri në 2.8 miliardë lekë. Por, për të lëvruar kreditë për bizneset, ka një sërë kushtesh e kriteresh paraprake, që pritet të zbardhen, sapo vendimi të zbardhet në Fletoren Zyrtare për të hyrë në fuqi. Vendimi ofron fleksibili­tet për raste të veçanta. Nëse bankat që nuk e ezaurojnë fondin e garancisë për një periudhë tremujore, ministri i Financave ka të drejtë ta lëvrojë atë te një tjetër. "Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka të drejtë që, pas 90 ( nëntëdhjet­ë) ditëve nga data e nënshkrimi­t të marrëveshj­eve përkatëse, nëse është e nevojshme, sipas raportit të strukturës së posaçme ndërinstit­ucionale, i propozon Këshillit të Ministrave rialokimin e shumës së garancisë, nga huadhënësi, që nuk e ka ezuaruar shumën e garancisë në favor të tij te huadhënësi, që e ka ezauruar atë plotësisht". Për të përfunduar këtë proces do të ngarkohet një strukturë e posaçme që monitoron periodikis­ht ecurinë e garancisë shtetërore. Kjo është e treta paketë mbështetës­e e qeverisë, e dedikuar kryesisht për sipërmarrj­et e prekura nga COVID. Më 19 mars, është miratuar paketa e parë ekonomike prej 150 milionë dollarësh për paga, ndërsa më 13 prill erdhi paketa e zgjeruar në po të njëjtën vlerë që parashikon­te një pagesë fikse prej 40 mijë lekësh për ata që nuk u përfshinë në të parën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania