Panorama (Albania)

Përgjimet e tmerrshme, si i kërkoi babai seks vajzës së tij

Incesti në Maliq, Policia arrestoi 37- vjeçarin pas denoncimit të së bijës. Prindërit e vajzës në proces divorci, i ati problemati­k

-

Një 18- vjeçare akuzoi babanë e saj se e kishte ngacmuar seksualish­t, ndërsa ky i fundit u arrestua, pasi vajza i vendosi në dispozicio­n Policisë një regjistrim me telefon të ngacmimeve të bëra nga i ati. a

Rodolf Merolli, 37 vjeç, nga fshati Vloçisht, u arrestua në banesë pas denoncimit të bërë nga vajza, ndërsa sipas të dhënave ngjarja kishte ndodhur dy ditë më parë në banesën e babait. 37- vjeçari ishte ndarë nga bashkëshor­tja dhe Kristina, vajza e madhe e tre fëmijëve, shkonte shpesh për ta takuar. Edhe këtë të hënë, ajo ka udhëtuar nga Korça në drejtim të Vloçishtit dhe ka shkuar për të vizituar babanë. Pasi nuk e ka gjetur atë në shtëpi, ka qëndruar për thuajse një orë te fqinjët për ta pritur dhe më pas, kur ka ardhur i ati, ajo ka shkuar në shtëpinë e tij, ndërsa ditën e martë është larguar. Pak orë më vonë, ky i fundit është shoqëruar nga Policia. Burime nga grupi hetimor thanë se vajza, pasi ka bërë regjistrim­in, ia ka dërguar atë një shoqes së saj të ngushtë dhe e ka fshirë nga telefoni i saj dhe më pas ka shkuar me shoqen dhe e kanë dorëzuar në Polici audion. Sakaq, burimet bëjnë të ditur se babai i vajzës njihet si një person problemati­k dhe përdorues i lëndëve narkotike. Disa vite më parë, ai ka tentuar të vetëdigjet para Prokuroris­ë së Korçës. Po ashtu, 37- vjeçari ka qenë i arrestuar, pasi ka goditur edhe dy punonjës Policie. Prindërit e 18- vjeçares, ndërkohë, janë në proces divorci, ndërsa prej kohësh nuk qëndronin bashkë.

PERGJIMET

Zbardhen përgjimet e bisedave mes babait dhe vajzës së tij në Maliq të Korçës, teksa i ati, 37 vjeç, i kërkon të kryejnë marrëdhëni­e seksuale së bijës 18 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vloçisht, ndërsa në përgjimet tronditëse që sjell me audio "Balkanweb", i ati i thotë së bijës se nuk i komandon dot ndjenjat për të dhe se askush nuk do ta marrë vesh nëse ndodh gjë. Burimet thanë se adoleshent­ja ka regjistrua­r të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte të kryejnë marrëdhëni­e seksuale. Ndërkohë, dy ditë më parë, ajo i është drejtuar Policisë, duke denoncuar babain e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vloçisht. "Vetëm 1 herë, do ndihesh mirë. Dakord që jam babai yt, po kjo është ndjenjë. E di, me babi e di, flasim kur të duash, por këto janë ndjenja, ndjenjat nuk komandohen", dëgjohet në përgjime 37- vjeçari i arrestuar, Redolf Merolli.

NENA E VAJZES

Nëna 18- vjeçares në Maliq, e cila ka denoncuar babain e saj se i ka kërkuar marrëdhëni­e seksuale, ka treguar se vajza kishte shkuar të takonte të atin, por ai i kishte kërkuar të kryenin marrëdhëni­e seksuale. Ndërsa thekson se ishte ndarë prej një viti me të shoqin, pasi ai e dhunonte edhe në sy të fëmijëve, e ëma kërkon të vihet drejtësi. "Jam nëna e tre fëmijëve. Kam një vit që jam larguar nga bashkëshor­ti, nuk kaloja mirë, kisha dhunë, edhe në sy të fëmijëve jam dhunuar, kishte raste që godiste dhe fëmijët. Dje ka ndodhur diçka që më ka prekur jashtë mase. Vajzën e kam 18 vjeç. Ka vajtur tek i ati për të ndenjur, për ta takuar. Nuk më ka ardhur mirë. Të nesërmen më ka marrë një shoqe e çupës dhe më ka thënë që është me mua, sepse i ati këtu, këtu…, më tregoi të tërë historinë, që i ati i kishte thënë gocës", tregon ajo. Më pas thotë se ka shkuar në shtëpi, ka folur me të bijën dhe ajo i ka treguar gjithçka ka ndodhur, madje edhe bisedën që e kishte të regjistrua­r. "E çuam menjëherë në Polici, bëmë çfarë ishte për të bërë, thirrën dhe ish- bashkëshor­tin tim dhe i thanë ç'kishin për t'i thënë. Jam tronditur shumë nga kjo ngjarje. Vajza më tha që babi donte të bënte marrëdhëni­e me mua. Është një gjë shumë e rëndë. Shumicën i kam rritur vetë fëmijët, por kohët e fundit kishte marrëdhëni­e me të bijën, ishte më i afërt. Ai konsumon vazhdimish­t hashashin, por sidoqoftë një baba nuk mund të flasë me atë mënyrë që ka folur. Ne kemi frikë shumë, mund të më vrasë edhe vajzën, nëse nuk merren masa ndaj atij plehre. Në të kundërt, unë do të marr masa vetë, o do ta vras, o të më vrasë, nuk e lejoj edhe të më vrasë fëmijët, se në atë gjendje që u bë ai, çfarë s'mund të presësh", thekson e ëma e vajzës.

 ??  ?? Nëna e 18- vjeçares
Nëna e 18- vjeçares
 ??  ?? I arrestuari, Rodolf Merolli
I arrestuari, Rodolf Merolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania