Panorama (Albania)

‘ 50 qindarka për të bërë dashuri’, Mevlan Shanaj i shkruan letër bashkëshor­tes

“Me këtë rast të përvjetori­t të lindjes, në atë 13 maj të 1948, kur kishe mbetur në maternitet për 10 ditë, pasi babin ta burgosën”

- MEVLAN SHANAJ

Përmes një dedikimi plot ndjenjë, kineasti Mevlan Shanaj ka zgjedhur që t’i urojë bashkëshor­tes së tij, poetes së njohur, Natasha Lako: “Gëzuar datëlindje­n”. E përmes kësaj letre, në të cilën ai shpreh krenarinë dhe njëkohësis­ht lumturinë e tij, rrëfen edhe se si para 50 vitesh dy artistët do të bëheshin pjesë e njëri- tjetrit në kohë me diell dhe me shi. Asokohe, kur janë njohur, Shanaj rrëfen se të dy kanë qenë studentë, por ajo çka e tërhoqi te Lako ishte finesa, inteligjen­ca, heshtja e njëherazi dhe kultura e saj, që nuk i ngjasonte me asnjë të dytë në jetën e tij. E kështu gradualish­t me dijen, sedrën dhe profesiona­lizmin e saj, poetja do të pasuronte jo vetëm zemrën e artistit, por edhe mendjen e tij.

50 qindarka për të bërë dashuri… Vjen muaji maji dhe unë prej 50 vjetësh, që kur u bëre pjesë imja, ndihem i lumtur. Ishte maji kur u martuam, është maji i përvitshëm që më bën krenar. Të jesh krenar për bashkëshor­ten duket normale, se gruaja është familja, është nëna e fëmijëve të tu, është gjyshja e fëmijëve! Por çdo njeri ka të veçantat e tij. Kur u njohëm bashkë, ishim studentë dhe në të gjithë historitë e moshës, nuk dihet vazhdimi.

Po çfarë ndodhi mes nesh?! Unë erdha te ti, tek e veçanta jote, te finesa, tek aparenca që ishte ndryshe, te ndjesia që nuk kisha gjetur, tek intelekti që më bënte të heshtja, te kultura që më shtynte të mësoja, te personalit­eti që nuk e kisha prekur kurrë deri atë kohë në jetë. Te mençuria, te përmbajtja te filozofia për jetën. Ti erdhe me dijen tënde dhe me pasurove mendjen, kulturën, sedrën, profesioni­n.

Me ty zhduka rrëmbimet, çapkënllëq­et, te ti ndërtova burrin. Ndër vite, familja me fëmijët përsosen kuptimin e së bukurës, që i dha jetë jetës normale. Ishe ti që mbajte autoriteti­n e gruas së përkushtua­r, në familje, në krijimtari. Ishe ti, me librat që të rrethonin në çdo qoshe, ishe ti që zmadhove kuptimin e fisnikëris­ë së femrës. Nuk çudite askënd me qenien tënde, por mahnite burrin, krenove fëmijët. Ti ishe, je dhe do mbetesh gruaja e përmasave të mëdha.

Ti ishe fëmijë i vetëm. Ishe vajze e lindur për dije, u bëre grua që dhe dije, je bashkëshor­te që të jep kuptim. Në çdo hap të jetës, më ke bërë krenar. Je femra më e lirë në vetëgjykim apo veprim, kam qenë burrë me fat që nuk mendoja pa siguri të hapave të tu. Ti ke ditur si të ecësh edhe e bukur, elegante në veshje gjithë sqimë. Me kujtohet kur sapo ishim njohur se bashku atë ditë maji të 23 viteve të jetës tënde, shkëlqeje me një minifund blu, me atë veshje të dilnin në pah hiret e një vajze të gjatë me trupin lastar as 5O kg dhe disa djem siç ndodhte në atë kohë vërshëllye­n, por t’i nuk u shqetësove, ti ishe vajzë Korçe, nuk të nënshtront­e dot Tirana.

Prej atij çasti, kuptova se femra, në raport me botën, di të jetë vetvetja kur ajo di se kush është. Unë tashmë pas 50 vjetësh kam kuptuar që të kesh një garanci nga njeriu që ke ndërtuar jetën je i bekuar! Të them 100, këtë e di, se të dyja gjyshet e tua, ikën rreth të 95- ave. Një ditë, gjyshja që të ka rritur, kur ishte 93, tha për një shoqen e saj “e po ajo ishte e madhe”. Gjyshja e dinte veten ende të re. Po ti, jam i bindur, do thuash në atë moshë “ej sa shumë kam për të shkruar ende”. Përsëri poezia do jetë te ti si udhëtare e botës për të ftuar Witmanin, që në adoleshenc­ë të tronditi deri të Transtrome­r, që i dhe zë shqip.

Me këtë rast të përvjetori­t të ditës sate të lindjes, në atë 13 maj 1948, kur kishe mbetur në maternitet për 10 ditë, pasi babin veteran të luftës e kishin burgosur për mungesë vigjilence, pasi nuk kishte treguar për shkrimtari­n, shokun e tij, se do arratisej. Ti provove ngujimin që në shtëpinë e lindjes. Ndoshta si revansh i “burgosjes” sate 10 ditët e lindjes në maternitet­in e Korçës, sfidove botën dhe u bërë shkrimtare. Sonte ku do mblidhemi për të thënë: Jetë të gjatë e të lumtur?!

 ??  ??
 ??  ?? Poetja Natasha Lako me fëmijët, vite më parë
Poetja Natasha Lako me fëmijët, vite më parë
 ??  ?? Kineasti Mevlan Shanaj dhe bashkëshor­ja Natasha Lako
Kineasti Mevlan Shanaj dhe bashkëshor­ja Natasha Lako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania