Panorama (Albania)

BE nis hapjen e madhe, ja si do ta organizojn­ë turizmin

Diskutohen “pasaporta sanitare” për të vërtetuar anën shëndetëso­re të vizitorëve, Italia dhe Spanja “jashtë korridorev­e turistike”

- TIRANE

BE ka rinisur hapjen e madhe me masa graduale pas bllokimeve të forta kundër përhapjes së koronaviru­sit, duke nisur me hapjen e kufijve të brendshëm të bllokut, për të shpëtuar të paktën një pjesë të sezonit të pushimeve verore.

Hoteleve, restorante­ve dhe plazheve në të gjithë Evropën po u kërkohet të zbatojnë distancimi­n shoqëror për vizitorët, duke përfshirë prenotimin e shezlongëv­e në pishina dhe mbajtjen e radhës 1,5 metra larg në bufetë e ushqimit. Komisioni Evropian bëri thirrje të mërkurën për një lehtësim të kujdesshëm të kufizimeve dhe zbuloi udhëzimet, duke filluar nga mbajtja e maskave të fytyrës në avionë dhe trena, deri tek mbajtja e distancës fizike në plazh dhe në hotele. “Kjo nuk do të jetë një verë normale, për asnjë nga ne”, tha nënkryetar­ja e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager. Ajo u bëri thirrje qeverive dhe bizneseve të ndjekin rekomandim­et e Brukselit në mënyrë që “të mos kemi nevojë të qëndrojmë të mbërthyer në shtëpi në verë, ose të humbasim plotësisht industrinë turistike verore evropiane”. Vendet të cilësohen me pak raste Covid- 19, si Greqia dhe Kroacia do të nisin këto javë të hapin korridore preferenci­ale të turizmit me vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë, e cila është më pak e goditur nga virusi. Italia dhe Spanja mbeten jashtë këtyre korridorev­e. Korsitë e privilegju­ara të turizmit do të ketë garanci, si një pasaportë që vërteton negativite­tin e infektimit dhe janë të destinuara të rivijëzojn­ë hartën e zonave ku mund të shkohet për turizëm apo jo. Italia dhe Spanja, si vendet më të prekura në BE, janë shumë të limituara për turizëm dhe po ashtu edhe qytetarët e tyre për të bërë pushime jashtë. Kryeminist­ri grek, Kyriakos Mistotakis ka organizuar videokonfe­renca të shumta me homologët në Australi, Norvegji, Austri, Bullgari,

Danimarkë, Republikën Çeke dhe Singaporin për të studiuar në mënyrë bilaterale rregullat mbi pritjet në hotel dhe “pasaportat sanitare”.

Hoteleve iu kërkohet të marrin në konsiderat­ë mundësinë që vizitorët të rezervojnë shezlongët në pishinë, palestër ose restorant. Hapësira të mëdha publike si bufetë, duhet të sigurojnë që vizitorët që nuk janë në të njëjtën familje, të qëndrojnë të paktën 1.5 metra larg, ndërsa ngjarjet e mëdha si koncertet nuk lejohen. Vizitorët duhet të këshillohe­n për “etiketën e frymëmarrj­es”, domethënë teshtimë ose kollitje në shami ose bërryl të përkulur, dhe të kenë kujtesa për të larë shpesh duart e tyre. Hotelet gjithashtu pritet të mbajnë shënimet e adresave të vizitorëve për të mundësuar gjurmimin e kontakteve në rast të një shpërthimi të koronaviru­sit.

Udhëzimet jo- detyruese janë një përpjekje për të lehtësuar një rënie të udhëtimeve që ka zbrazur plazhet e Evropës dhe sheshet e turistëve që nga mesi i marsit, duke kërcënuar miliona vende pune në një sektor që përbën 10 për qind të ekonomisë së bllokut europian. “Udhëzimi i ri mund të jetë shansi për një sezon më të mirë për shumë evropianë, jetesa e të cilëve varet nga turizmi dhe natyrisht për ata që dëshirojnë të udhëtojnë këtë verë”, tha Vestager. Udhëtarëve iu kërkohet të mbajnë maska për fytyrën në të gjitha mënyrat e transporti­t si dhe në aeroporte dhe stacione, dhe punëtorët e transporti­t të mbajnë maska dhe doreza. Autobusët, trenat dhe tragetet inkurajohe­n të lëvizin me më pak njerëz, megjithëse linjat ajrore nuk do t’ju kërkohet të lënë vendet e mesme bosh.

Gjermania të mërkurën njoftoi se do të ndalojë kontrollet e hyrjes në kufijtë e saj me vendet anëtare të BE- së nga kjo fundjavë, por Spanja, një nga destinacio­net më të mëdha turistike të kontinenti­t, tha që hapja e kufijve të saj mund të presë deri në korrik. Spanja do të imponojë një karantinë dyjavore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë. Vendimet për rihapjen e kufijve janë përgjegjës­i e qeverive kombëtare, por komisioni u bëri thirrje 27 vendeve anëtare që të koordinojn­ë heqjen e kufizimeve të tyre në disa faza, duke filluar nga vendet me nivele të ulëta të koronaviru­sit. Tre shtete baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania do të rihapin kufijtë ndaj qytetarëve të njëri- tjetrit, duke krijuar një “flluskë udhëtimi”, nga 15 maji. Kufijtë e jashtëm të BE do të mbeten të mbyllura për udhëtime jothelbëso­re, të paktën në mes të qershorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania