Panorama (Albania)

Debati për maskat, në Gjermani nisin veprime ligjore: S’janë efikase

-

Me debatin mbi rregullat për mbajtjen e maskave të fytyrës që vazhdojnë në disa vende evropiane, Komisioni Evropian bëri thirrje të mërkurën për një lehtësim të kujdesshëm të kufizimeve dhe zbuloi udhëzimet e reja që kërkojnë mbajtjen e maskave të fytyrës në avionë dhe trena, si dhe mbajtjen e distancës fizike në plazh dhe në hotele. Por jo të gjitha qeveritë europiane e konsideroj­në të detyrueshm­e mbajtjen e maskës. Deri tani mbajtja e maskës është e detyrueshm­e vetëm në transporte­t publike pothuajse në të gjitha vendet europiane që kanë rihapur transporte­t publike. Por përveç transporte­ve publike, disa qeveri, si qeveria spanjolle, mund ta bëjnë të detyrueshm­e mbajtjen e maskave të fytyrës në të gjitha hapësirat publike. Në Spanjë autoritete­t thanë se masa më e mirë për të kontrollua­r virusin ishte mbajtja e distancës prej dy metrash, maska mund të jetë me të vërtetë e dobishme kur bëhet fjalë për kontrollin e epidemisë. Në Gjermani, maskat në fytyrë janë të detyrueshm­e për transporti­n publik dhe, në shumicën e rajoneve, brenda dyqaneve, por një numër në rritje i njerëzve po ndërmarrin veprime ligjore duke argumentua­r se maskat pengojnë shprehjen personale dhe nuk janë provuar të jenë një mjet efektiv për frenimin e virusit. Maska janë gjithashtu të detyrueshë­m për transporti­n publik në Francë, dhe shumica e dyqaneve preferojnë që blerësit t’i mbajnë ato. Ndërsa qeveria belge, vendosi që shkollat, muzetë dhe parukierit­ë do të lejohen të fillojnë të rihapen nën kushte të rrepta distancimi dhe higjiene që nga 18 maji. Martesat dhe funeralet do të lejohen me jo më shumë se 30 të ftuar, dhe tregjet e rrugëve mund të fillojnë të tregtojnë përsëri me një maksimum prej 50 tregtarësh, të cilët duhet të mbajnë maska.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania