Panorama (Albania)

Ndalojnë testet e gjakut, për të tretën ditë 4 raste me COVID

Zgjerohet harta në Tiranë dhe Berat. Në spital, vetëm 21 pacientë, nje në terapi intensive

-

Për të tretën ditë radhazi janë konfirmuar vetëm 4 raste me koronaviru­s, nga 246 testime të kryera. Nga rastet e prekura me COVID19 është edhe një grua shtatzënë, ndërkohë që harta është zgjeruar në Tiranë dhe Berat.

Aktualisht, në kryeqytete­t janë 70 persona pozitivë, ndërkohë që në Berat pas riaktivizi­mit të vatrës në fillim të kësaj jave, numri i rasteve të konfirmuar­a ka shkuar në 3. “Në 24 orët e fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid- 19. Vijon pozitivite­ti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësis­ht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilëve një grua shtatzënë. Ndërsa të shëruar janë 6 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar”, ka bërë me dije Flutura Beqo, përfaqësue­se e Task- Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësi­së. TRAJTIMI NË SPITAL

Pozitive paraqitet situata edhe në spitale. Numri i të shtruarve ka zbritur në 21 përgjatë 24 orëve të fundit, prej të cilëve 1 është në reanimacio­n. Në të gjithë vendin, aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshm­e prej ditësh. Aktualisht, në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive”, ka bërë me dije ministria. TESTET SEROLOGJIK­E

Edhe pse ishte paralajmër­uar që do të kishte një fazë të dytë për testimet serologjik­e, shtrirja e tyre në popullatë duket e largët. Prej fillimit të kësaj jave janë raportuar vetëm 530 teste serologjik­e në radhët e personelit mjekësor, shifër kjo e cila s’ka ndryshuar. “Nga fillimi i epidemisë deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjik­e”, ka raportuar dje Ministria e Shëndetësi­së. Testet serologjik­e, të cilat kryhen përmes gjakut, shërbejnë për të kuptuar se cilët e kanë kaluar sëmundjen dhe cilët jo. Pra, ndihmon për të pasur një pasqyrë të situatës reale. Ministria paralajmër­oi pak ditë më parë se pas stafeve mjekësore, këto testime do të nisnin edhe në popullatë. Por deri më tani nuk është bërë asnjë hap përpara, sa kohë që shifrat vijojnë të qëndrojnë në vendnumëro. Këtë javë nisi edhe lehtësimi i mëtejshëm i masave, ndërsa të hënën parashikoh­et që të hapen edhe baret e restorante­t. “Pavarësish­t situatës së përmirësua­r, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishm­e që qytetarët të ruajnë distancimi­n fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokolle­t e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, vihet në dukje në njoftimin e ministrisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania