Panorama (Albania)

Epidemiolo­gu Alimehmeti: Të gjitha bashkitë duhet të jenë të gjelbra

-

Epidemiolo­gu Ilir Alimehmeti ka hedhur tezën se të gjitha bashkitë duhet të jenë të gjelbra. Përmes një postimi në rrjetet sociale, doktori ka argumentua­r se përse qytetet si Tirana apo Kruja, të cilat sot janë brenda perimetrit të kuq, duhet t’u rikthehen normalitet­it. “Sipas vendimit normativ të Gjermanisë, që të shënohesh ‘ zonë e kuqe’ do të thotë të kesh të paktën 50 raste të reja për 100.000 banorë në një javë. Po përdor indikatori­n e Gjermanisë, pasi për Shqipërinë nuk është bërë publik informacio­ni mbi indikatori­n e përdorur për të caktuar një bashki të kuqe apo të gjelbër. Asnjë nga bashkitë e Shqipërisë nuk i përmbush këto kushte. Pra, sipas standardit të Gjermanisë, të gjitha bashkitë duhet të jenë të gjelbra. Nisur nga numri i banorëve, numri minimal i rasteve për ‘ bashkitë e kuqe’ është: Tirana: duhen 247 raste/ javë dhe ka 21 raste ( 8.5%); Kamza: duhen 52 raste/ javë dhe ka 9 raste ( 17.3%); Shkodra: duhen 100 raste/ javë dhe ka 6 raste ( 6.0%); Fieri: duhen 145 raste/ javë dhe ka 5 raste ( 3.4%); Kruja: duhen 30 raste/ javë dhe ka 14 raste ( 46.7%). Bashkitë e çuditshme të kuqe: Durrësi: duhen 88 raste/ javë dhe nuk ka asnjë rast ( 0%). Kurbini: duhen 23 raste/ javë dhe nuk ka asnjë rast ( 0%). Megjithatë, asnjë nga bashkitë e mëdha nuk duket të jetë afër pragut kritik. Lirimi i masave po shoqërohet me mosrritje të rasteve të reja. Ky është një lajm shumë i mirë”, ka shkruar epidemiolo­gu Ilir Alimehmeti. Lidhur me atë që po ndodh sot në botë, ku disa vende janë më të goditura nga pandemia dhe disa më imune, doktor Alihmehmet­i ka argumentua­r se kjo mund të jetë për shkak të moshës mesatare të popullsisë, bujës mediatike, politikave të vaksinimit, por edhe faktit që popullata në vendet e varfra është më e ekspozuar ndaj viruseve, për pasojë sistemi imunitar më i përgatitur. “Ky model i përhapjes shpjegon edhe fokusimin kaq të lartë politik dhe mediatik, duke qenë se shtetet e prekura kryesisht nga COVID- 19 janë njëkohësis­ht edhe ato që kontrolloj­në politikën dhe informacio­nin në nivel botëror. Ky paradoks shëndetëso­r mund të shpjegohet mbi bazën e një imuniteti më të lartë në shtetet dhe krahinat më pak të zhvilluara, duke qenë se sistemi imunitar i popullatës në to është vazhdimish­t në kontakt me viruse dhe baktere të ndryshme. Hipoteza ka të shumta, duke përfshirë edhe regjimet e vaksinimit, por janë të gjitha ende nën studim dhe jemi në pritje të rezultatev­e që ende nuk janë në dispozicio­n. Më pas të mos harrojmë diferencat madhore të moshave ndërmjet shteteve të ndryshme. Të gjithë tashmë e vërejmë qartë që COVID- 19 godet kryesisht moshat më të mëdha. Si rrjedhojë, sa më e re popullata, aq më i ulët problemi i shkaktuar nga COVID- 19. Si shembull mund të përmendim që Italia e ka moshën mediane 46.5 vjeç, Shqipëria 34.3 vjeç, ndërsa Republika Demokratik­e e Kongos e ka 16.7 vjeç. Pra, nuk ka asnjë diskutim që mosha më e re ka vepruar si element mbrojtës në shumë shtete me popullatë në moshë të re”, tha Alimehmeti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania