Panorama (Albania)

BERZH: Shqipëria, rënien më të madhe ekonomike në Ballkan

Sejko: Ekonomia do të pësojë goditjen më të fortë në dy dekada

-

Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim ( BERZH) ka bërë një parashikim shumë pesimist për ekonominë shqiptare.

Në gjithë rajonin e Ballkanit, i cili do të jetë në recension, për Shqipërinë, BERZH parashikon një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili do të shkojë deri në 9.0 për qind, që është më e madhja për gjithë rajonin. Pas Shqipërisë, rënie të madhe do të ketë edhe Mali i Zi, me 8.0 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto e më pas Kosova, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut. Më mirë sipas këtij raporti në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të dalë Serbia, e cila pritet të ketë një recension jo më të lartë se 3.5 për qind. Pavarësish­t përpjekjes së Bankës Qendrore duke ulur normën bazë të interesit në nivelin 0.5, BERZH thotë se goditja që do të marrë sektori i turizmit dhe ai i prodhimeve që eksportohe­n drejt Italisë, do të japin efektin e vet. "Mes një inflacioni të vazhdueshë­m të ulët, në mars të vitit 2020, Banka Qendrore uli normën bazë në një rekord të ulët prej 0.5 për qind ( nga 1.0 për qind), për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit të krizës së shkaktuar nga koronaviru­si. Sidoqoftë, ekonomia ka të ngjarë të preket fuqimisht nga epidemia, për shkak të besimit të saj të lartë në turizëm dhe eksporteve të mallrave të ndërmjetme me vlera të ulëta në industrinë e modës në Itali", theksohet në raport. Po ashtu, edhe ulja e remitancav­e dhe pritshmëri­a se masat bllokuese për shkak të pandemisë nuk do të zgjaten përtej verës, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim pret një rënie në 9.0 për qind. "Një ulje e mundshme e dërgesave nga emigrantët, gjithashtu do të ndikojë në thellimin e rënies. Ekonomia pritet të bjerë me 9.0 për qind në vitin 2020, por të rritet me 12.0 për qind në vitin 2021, me supozimin se masat e parandalim­it të virusit do të jenë jetëshkurt­ra dhe rikuperimi nga tërmeti duke dhënë një nxitje të mëtejshme për ekonominë", thuhet në raportin e BERZH- it. Ky vlerësim i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim është akoma dhe më pesimist se ai i bërë nga Banka Botërore, që parashikon­te një rënie prej 6.9 të PBB- së të Shqipërisë.

BANKA E SHQIPËRISË

Edhe guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dje gjatë një takimi me përfaqësue­sit e sistemit bankar dhe të sipërmarrj­es foli për një rënie të ndjeshme të ekonomisë shqiptare. "Ekonomia shqiptare pritet të pësojë një rënie të fortë të aktiviteti­t ekonomik gjatë vitit 2020, në përmasa të cilat nuk i kemi përjetuar gjatë dy dekadave të fundit. Ajo do të shoqërohet me rritje të papunësisë, rënie të të ardhurave dhe vështirësi financiare për bizneset e familjet. Në planin mikroekono­mik, rënia e të ardhurave, pakësimi i likuiditet­it dhe përkeqësim­i i aftësisë paguese do të testojnë qëndrueshm­ërinë financiare të bizneseve. Në planin makroekono­mik, rritja e borxhit privat dhe publik do të testojë qëndrueshm­ërinë e ekuilibrav­e ekonomikë të vendit. Së fundi, goditja që ka pësuar sektori real nuk do të kalojë pa lënë gjurmë as në tregun financiar dhe as në treguesit e aktiviteti­t të sektorit bankar", tha Sejko. Guvernator­i i Bankës Qendrore theksoi edhe sfidat e shumta që do të ketë përballë biznesi shqiptar në këtë periudhë. Sejko vuri në dukje se bizneset dhe bankat janë përpara disa sfidave, duke renditur të parën atë të sigurisë ndaj punonjësve të tyre. Së dyti, sipas tij duhet rishikuar modeli i biznesit dhe të rritet fleksibili­teti operaciona­l. Tjetër sfidë, Sejko konsideroi ruajtjen e likuiditet­it dhe aftësisë paguese të bizneseve. "Biznesi shqiptar përballet me një sfidë serioze ndaj së ardhmes së tij, sfidë e cila në segmente të caktuara ka përmasa thuajse ekzistenci­ale. Në të njëjtën kohë, shëndeti afatgjatë i sektorit bankar dhe nëpërmjet tij siguria e kursimeve të qytetarëve dhe stabilitet­i financiar i vendit, është i lidhur ngushtë me shëndetin e biznesit. Përvoja historike tregon se krizat e likuiditet­it janë shpesh pikënisje për kriza të plota financiare. Kjo sfidë nënkupton ruajtjen e shëndetit të bizneseve individual­e, si dhe funksionim­in e të gjithë zinxhirit të prodhimit e të tregtimit", nënvizoi guvernator­i i BSH- së.

 ??  ?? SEJKO, DJE NE TAKIMIN ME KOMUNITETI­N E BIZNESIT
SEJKO, DJE NE TAKIMIN ME KOMUNITETI­N E BIZNESIT
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania