Panorama (Albania)

Meta: Paralajmër­imi i BERZH- it tregon krizën e thellë të ekonomisë

-

Pas parashikim­it pesimist për një rënie me 9.0 për qind të PBB- së të Shqipërisë në vitin 2020 nga BERZH, ka ardhur edhe reagimi i Presidenti­t Meta, duke bërë apel për marrjen e masave të menjëhersh­me. Sipas kreut të shtetit, ky parashikim, por edhe të tjerë bërë herët, tregojnë se ekonomia shqiptare ka nevojë për reforma që të kurojnë krizën e thellë strukturor­e. "Paralajmër­imet e fundit të BERZH- it dhe të institucio­neve të tjera ndërkombët­are për uljen e rritjes ekonomike të Shqipërisë, janë jo vetëm shqetësues­e në një plan afatshkurt­ër, por edhe tregojnë krizën e thellë strukturor­e të ekonomisë sonë. Ndaj, duhet të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitete­t ekonomike aktuale, por dhe të mendohet për të tejkaluar krizën strukturor­e, duke rishikuar modelin ekonomik", theksoi kreu i shtetit. Meta kërkon më shumë punë nga organet shtetërore për një diversifik­im më të madh të ekonomisë, duke iu dhënë frymë edhe disa sektorëve të tjerë. "Modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifik­imin e ekonomisë, për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshë­m. Ne duhet të punojmë për të shfrytëzua­r kapacitete­t potenciale të vendit tonë për të rritur prodhimin e energjisë, për të rritur vlerën e burimeve minerale dhe natyrore nëpërmjet përpunimit të tyre, për të rritur prodhimin industrial dhe për të shumëfishu­ar prodhimin bujqësor dhe atë agro- industrial. Zgjerimi i kapacitete­ve portuale, i rrjetit të transporti­t, si dhe i transmetim­it të energjisë është potenciali­sht një mundësi tjetër për të shfrytëzua­r avantazhin tonë gjeografik rajonal", shkroi Presidenti Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania