Panorama (Albania)

GJIKNURI: DEKLARATAT POLITIKE TË MOS PËRDOREN PËR TË IKUR NGA TAVOLINA

-

Axhenda e paracaktua­r e katërshes politike për Reformën Zgjedhore, që ishte relatimi i punës së bërë nga ekspertët e Këshillit Politik, kaloi në plan të dytë të diskutimit ditën e djeshme.

Shkak u bë deklarata e dy ditëve më parë e Kryeminist­rit Rama, i cili në konferencë­n online me gazetarët kushtëzoi vijimin e punës së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore me depolitizi­min e administra­tës zgjedhore por dhe përbërjen e Kolegjit Zgjedhor me gjyqtarë që kanë kaluar vetingun. “E përsëris, gjykatës që nuk kanë kaluar vetingun, ne nuk do të pranojmë të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore. Këto të dyja janë pika kyçe, në këndvështr­imin tonë: një administra­të zgjedhore e depolitizu­ar dhe një gjykatë zgjedhore e pastër. Kaq!”, u shpreh Kryeminist­ri dy ditë më parë. Këtë deklaratë të Kryeminist­rit, opozita e bashkuar e konsideroi si një provokim për të minuar bashkëpuni­min e Këshillit Politik. Gazeta “Panorama” zbuloi dy e- maile të opozitës së bashkuar mbrëmjen e 12 majit, disa orë pas deklaratës së shefit të qeverisë. Në emailin e parë, nënkryetar­i i LSIsë, Petrit Vasili, theksonte se Këshilli Politik s’mund të bëhej paradhomë e Kryeminist­rit, ndërkohë sa i përket pozicionit të përfaqësue­sit të maxhorancë­s në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, Vasili theksonte në e- mailin e tij se nuk mund të vazhdojnë diskutimet pa u distancuar nga deklarata e Kryeminist­rit. “Përfaqësue­si i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, pas deklarimev­e të Kryeminist­rit, kryetar partie të tij, është tashmë në kushtet e pamundësis­ë së plotë të negocimit dhe të mungesës së plotë të besimit e të sinqeritet­it politik për të ndërtuar konsensus”, shkruante Vasili në emilin e grupit të punës. Ky shqetësim i Vasilit, u mbështet edhe nga përfaqësue­si i PD- së, Oerd Bylykbashi. DEBATI NË MBLEDHJE

Ndërkohë, edhe në nisjen e

Përfaqësue­si i maxhorancë­s në katërshen e grupit të punës për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i kërkoi dje opozitës që të mos shfrytëzoj­ë deklaratat politike për të ikur nga tryeza e Reformës Zgjedhore. “Nuk ka pse deklaratat politike dhe publike, qoftë të Kryeminist­rit, qoftë të liderit të opozitës apo kujtdo që flet politikish­t, të vënë në dyshim këtë negociatë dhe këtë Këshill Politik. Nuk duhet të përdoren deklaratat politike si sebepe për të ikur nga tavolina”, tha Gjiknuri duke iu referuar deklaratav­e të Kryeminist­rit Rama, për çështjen e administra­tës zgjedhore dhe Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë, Gjiknuri njoftoi se nga sot, ekspertët do vijojnë punën për të diskutuar çështjet, për të cilat ende nuk ka dakordësi mes palëve. “Ekspertët paraqitën një numër propozimes­h që janë punuar në nivel ekspertësh dhe kuptohet, me dy- tri dallime që kanë akoma palët. Shpresoj që në mbledhjen e radhës, të cilën do ta realizojmë shumë shpejt, t’u japim zgjidhje disa çështjeve, të cilat të themi se i kemi zgjidhur me konsensus, siç është kuota gjinore, periudha zgjedhore, roli i Policisë, roli i Prokuroris­ë”, tha Gjiknuri. mbledhjes së katërshes poliinistr­it. Ne nuk kemi pse tike ( Gjiknuri, Hajdari, Bylykbëjmë sikur takohemi, në një bashi e Vasili) në Pallatin e kohë që ai vazhdon me ato Kongreseve, opozita i kërkoi deklarata”, mësohet të kenë përfaqësue­sit të maxhorancë­s, thënë dy përfaqësue­sit e Damian Gjiknurit, që të opozitës së bashkuar, Bylyksqaro­nte pozicionin e tij dhe bashi e Vasili. Ky debat zgjati të tërhiqej nga deklaratat e për më shumë se një orë, deshefit të tij politik. “S’mund të risa palët u tërhoqën në një ecim përpara me gjërat e tjera, pushim të shkurtër sa të qetëpa mbajtur ju pozicion në soheshin përfaqësue­sit polilidhje me deklaratat e Kryem- tikë. Ndërkohë, gjatë kohës së

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania