Panorama (Albania)

BYLYKBASHI: MAXHORANCA U TËRHOQ NGA TENTATIVA PËR PRISHJEN E PROCESIT POLITIK

-

Anëtari i PD- së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, deklaroi dje se Kryeminist­ri Edi Rama tentoi të prishë procesin politik të Reformës Zgjedhore, por që më pas u tërhoq. Bylykbashi shtoi se opozita do të rrisë garancinë e zgjedhjeve përmes propozimev­e të saja. “Në debatin që bëmë, maxhoranca u tërhoq nga këto qëndrime dhe kjo na jep mundësinë për të vazhduar më tej. Por që të jetë e qartë: opozita jo vetëm nuk do të çedojë nga të gjitha garancitë që ndër vite i janë dhënë procesit zgjedhor dhe opozitës në përgjithës­i, pavarësish­t kush ka qenë në opozitë, por do t’i shtojmë procesit zgjedhor garanci të tjera, të cilat do ta bëjnë gjithmonë e më të vështirë manipulimi­n”, tha Bylykbashi. Më tej, ish- deputeti i PD- së tha se janë të hapur për të diskutuar për një konsensus në lidhje me dy çështjet e nxehta. “Ajo që ne bëmë të qartë është që çdo lloj zgjidhjeje mbi administra­tën dhe çdo lloj zgjidhjeje për Kolegjin Zgjedhor nuk ka për t’i dhënë mundësi maxhorancë­s për ta bërë vetëm. Asnjë lloj versioni nuk mund të kalojë nga Këshilli Politik në këtë drejtim, por ajo që ne u përpoqëm të bëjmë, ishte të inkuadroni­m edhe një herë bazat e kompromisi­t politik të janarit”, tha Bylykbashi. pushimit mësohet se z. Gjiknuri ka zhvilluar disa telefonata dhe më pas iu rikthyen tryezës së bashkëpuni­mit. Pasi u rikthyen në tryezë, përfaqësue­si i maxhorancë­s është tërhequr nga deklaratat e Kryeminist­rit. “Deklaratat politike nuk duhet të na pengojnë punën e këtij grupi pune, ne jemi për të bërë punë dhe ne jemi mandatarë për të përfunduar reformën dhe nuk duhet të dëgjojmë deklaratat politike”, mësohet të ketë thënë Gjiknuri. Më pas, ekspertët bënë një ekspoze të punës së bërë deri më tani dhe u diskutuan 4 propozimet e Rudina Hajdarit, deputetes së opozitës së re për sistemin zgjedhor.

ADMINISTRA­TA Po ku ndahet maxhoranca dhe opozita sa i përket çështjes së depolitizi­mit të administra­tës zgjedhore dhe Kolegjit Zgjedhor? Ekspertët e Partisë Socialiste kanë propozuar një riformatim të KQZ- së ku komisioner­ët zgjedhorë të zgjidhen nga administra­ta shtetërore. Ky propozim kundërshto­het nga opozita e bashkuar, pasi ata, nisur dhe nga sondazhi i fundit, pretendojn­ë se administra­ta shtetërore është e varur nga qeveria dhe se institucio­net shtetërore nuk gëzojnë besimin e qytetarëve. Ndërkohë, sipas një sondazhi të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetës­im të mbështetur nga UNDP, pensionist­ët dhe punonjësit e administra­tës besojnë më shumë tek institucio­net shtetërore. “Shqiptarët e moshës mbi 66 vjeç, të punësuarit në sektorin publik apo të anketuarit me diplomë universita­re kanë më shumë besim tek institucio­net, krahasuar me grupet e tjera demografik­e”, thuhet në konkluzion­et e sondazhit. Ndërkohë, pika tjetër e përplasjes mes maxhorancë­s dhe opozitës është përbërja e Kolegjit Zgjedhor. Maxhoranca kërkon që gjyqtarët që do të zgjidhen në Kolegj duhet të kenë kaluar vetingun. Ndërsa opozita kërkon që pjesë e garës të bëhen edhe ata, të cilët nuk e kanë kaluar vetingun, por nëse ndonjë prej tyre zgjidhet, për gjyqtarin në fjalë duhet të ngrijë procesi i vetingut. Këtë propozim, opozita e argumenton me gjetjet e raportit të fundit të ODIHR ku thuhet se procesi i vetingut është përdorur si instrument presioni për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet lokale të qershorit të kaluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania