Panorama (Albania)

Sistemi, Hajdari: PD/ PS i shkelin syrin njëra- tjetrës

Hajdari: Në Shqipëri erdha për demokraci dhe liri, por s’gjeta asnjërën

-

Kryetarja e grupit të deputetëve demokratë në Parlament, Rudina Hajdari, ka hedhur akuza të ashpra ndaj Partisë Socialiste dhe asaj Demokratik­e ditën e djeshme, pasi iu rrëzuan propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në përfundim të mbledhjes, Hajdari akuzoi dy palët se kanë dakordësua­r më herët për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor. “Këshilli Politik nuk është një këshill që diskutohet se çfarë thonë kryetarët e partive. Këtu diskutohen mandatet e çdo anëtari dhe çfarë mundësish kanë ata që negociojnë. Kjo ndodh se kur vjen puna për sistemin zgjedhor, këta mundohen të bëjnë bisht dhe i shkelin syrin njëri- tjetri. Për aq kohë sa kanë kryetar partie që i emërojnë në lista, ata e kanë kryer detyrën e tyre. E kam kërkuar që më 14 janar ndryshimin e sistemit, se në këtë vend nuk ka liri dhe nuk ka as demokraci, kam ardhur këtu vetëm për këto dy parime. Nuk kam gjetur as lirinë, as demokracin­ë, pasi në momentin e parë që shpreha mendimin tim, u quajta tradhtare dhe as demokraci, se kemi një Kryeminist­ër që nuk lëshon pushtete dhe pe”, tha Hajdari. Kryetarja e grupit të deputetëve demokratë në Parlament tha se kryetarët e partive në Shqipëri kanë 30 vite që vendosin për fatin e shqiptarëv­e, ndaj ajo kërkoi mbështetje­n e shqiptarëv­e për ta mbështetur në kërkesën e saj për ndryshimin e sistemit. “U bëj thirrje qytetarëve të më bashkohen në këtë nismë të ndryshimit të sistemit, në të kundërt do të jenë të djegur me këtë klasë politike. Kjo gjë ka për të ndodhur, momenti është tani, prandaj u kërkoj të gjithëve që ta ndryshojmë këtë sistem, unë për këtë kam ardhur në Shqipëri dhe do luftojë për këtë gjë derisa të vendoset. Të krijohen kushtet që të shkojë ai që e meriton në Parlament dhe jo ata kandidatë që qëndrojnë si pëllumba rreth kryetarit të tyre. Le të më bashkohen të gjithë shqiptarët për të ndryshuar Sistemin Zgjedhor. Këta i kanë gjërat e tyre në rregull. Unë kam besimin që çdo demokrat real do më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Momenti është tani. Të gjithë ata që kanë humbur shpresën në këtë vend, duhet të luftojnë për këtë gjë”, tha Hajdari.

REAGIMET Dy përfaqësue­sit e maxhorancë­s dhe opozitës së bashkuar, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, u shprehën se propozimet e znj. Hajdari kërkojnë ndërhyrje në Kushtetutë dhe kjo kërkon një kohë më të gjatë diskutimi. “U konstatua që të gjitha propozimet për sistemin zgjedhor kërkojnë ndryshim të Kushtetutë­s. Do të thotë që kemi një nivel shumë të lartë të debatit politik, sepse po flasim për Kushtetutë­n e Shqipërisë. Kjo do të kërkojë kohë dhe natyrshëm disa parti në Parlament kanë thënë se ne nuk e votojmë Kodin po nuk pati një kompromis për sistemin zgjedhor. Thashë, nëse do të ketë nevojë për kompromis për sistemin zgjedhor dhe ka pamundësi, edhe ne do të bëjmë çmos që të gjejmë kompromis. Natyrshëm, Partia Socialiste, edhe në raport me sistemin ka pikëpamjet e saj më pas”, tha Gjiknuri. Ndërsa Bylykbashi tha se vëmendja e mbledhjes së djeshme ishte te tentativa e Kryeminist­rit për të dëmtuar punën e Këshillit Politik. “Sot ne patëm një raport nga ekspertët në lidhje me kushtetuts­hmërinë e propozimev­e të bëra deri më sot. Çështja është e hapur për të diskutuar propozimet sa i përket sistemit zgjedhor, një gatishmëri që opozita e ka treguar gjithmonë, por çështja kryesore e debatuar sot ishte pikërisht përpjekja për të siluruar procesin nga Kryeminist­ri dhe nevoja për të rivendosur themelet e konsensual­itetit të këtij procesi, gjë që gjatë kësaj mbledhjeje, maxhoranca u tërhoq nga ato lloj qëndrimesh”, tha Bylykbashi.

 ??  ?? Rudina Hajdari
Rudina Hajdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania