Panorama (Albania)

Përplasjet politike, Rama: Jemi një demokraci e të çmendurve, na duhet të piqemi

"Nëse do t'i kishit parë të njëjtat protesta në Paris, do të thoshit se kjo është demokraci, por për Tiranën thoni se janë të çmendur"

- TIRANE

Javën e kaluar, në Zagreb u zhvillua një samit online, ku morën pjesë udhëheqës të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Redaktorja e çështjeve të jashtme të Televizion­it N1, Ivana Dragiçeviç, bisedoi me Kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama, për përshtypje­t e tij për samitin dhe perspektiv­ën europiane të rajonit.

Samiti që mendohej të ishte kurora e presidencë­s kroate të Këshillit të Bashkimit Europian, u zhvillua nën hijen e krizës së COVID- 19 dhe online. Dhe ne pamë që në tekstin e deklaratës së miratuar, nuk përmendej as zgjerimi i BE- së dhe as Shqipëria, as Maqedonia e Veriut. Dhe kjo ndodhi pasi BE kishte dhënë dritën jeshile në mars, që të dyja vendet të fillonin negociatat e anëtarësim­it. Cili është reagimi juaj për këtë?

Së pari, unë dua të them, jo për hir të formalitet­it, por sepse meriton të përmendet, se presidenca kroate ka qenë vërtet shumë e mirë. Dhe mund ta them këtë sepse mund ta krahasoj me presidenca­t e mëparshme. Kjo presidencë ishte ajo që nxori në pah më së miri Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të adresuar një perspektiv­ë të përbashkët të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Së dyti, fjala "zgjerim" është një fjalë shumë e vështirë, më e madhja dhe më e vlefshmja në Bashkimin Europian, por më shumë se kaq nuk do të doja të ankohesha për këtë, sepse në fund të fundit këto janë dokumente që u përkasin arkivave, ato nuk vlejnë për punën e vërtetë.

Nëse flasim për punën e vërtetë, atëherë tani ne kemi këtë metodologj­i të re. Ju përmendët vendet e mëdha e të pasura dhe ne jemi në dijeni për debatin që ka vazhduar për këtë, por, në thelb, zgjerimi është politika strategjik­e e BE- së. A mendoni se kjo metodologj­i e re gjithashtu i jep një lloj pronësie mbi këtë proces shteteve anëtare? A ngjall besim te të dyja palët? Sepse ne e dimë që kishte mungesë besimi për shkak të situatave të brendshme politike në vende të ndryshme të BE- së. A mundet tani Holanda, Danimarka apo ndonjë vend tjetër të thotë se ju nuk keni bërë diçka, që në thelb ju e keni bërë? Pra, si e shihni gjithë këtë proces?

Sigurisht që ato munden. Dhe gjithmonë munden. Para së gjithash, metodologj­ia e re ishte një rrugëdalje nga një bllokim. Së dyti, kur e kalon atë, kjo varet vërtet, nga mënyra sesi dikush do ta përdorë. Dhe nga përvoja mësuam se për ne dhe në përgjithës­i për vendet që janë të vogla dhe nuk janë të pasura, se gjithmonë flitet për rregulla, rregulla, rregulla. Për të tjerët, vendet më të mëdha dhe më të pasura, gjendet gjithmonë një mënyrë. Pra, nëse ato duan të shohin diçka në një mënyrë të caktuar, do ta shohin atë gjithmonë në këtë mënyrë të caktuar. Nëse dëshirojnë ta shohin atë në të kundërt, do ta shohin atë në të kundërt. Kështu ndodh. Dhe në fund të fundit nuk mund të ketë ndonjë ndryshim.

Më korrigjoni nëse gaboj, por mua më duket se jeni paksa i zhgënjyer?

Jo, nuk jam i zhgënjyer, thjesht jam realist. Unë mendoj se kështu është dhe nuk mund ta ndryshojmë këtë. Presidenca kroate bëri shumë, dhe unë me të vërtetë mendoj se jemi të detyruar t'i jemi mirënjohës presidencë­s kroate dhe Kryeminist­rit tuaj, sepse ai u tregua shumë i zoti për të ecur përmes këtij labirinti që nuk është i lehtë dhe duke i dalë në fund me diçka konkrete. Natyrisht, ai mbështeti vullnetin politik të Gjermanisë dhe të të tjerëve, ndërkohë që edhe Franca ndryshoi kursin e saj. Kështu që, më në fund, ky proces u përfundua dhe ne arritëm t'i hapnim këto negociata. Natyrisht që tani, nga deklarata e hapjes së negociatav­e dhe deri te hapja e vërtetë e tyre e te procesi i vërtetë i anëtarësim­it, është një rrugë e gjatë. Ne e dimë këtë dhe jetojmë me të.

Për sa i përket kontekstit dhe planit që do të pasojë, a mendoni se deri në fund të këtij viti, gjatë presidencë­s gjermane, do të merrni një dritë jeshile ose një datë për të filluar konferencë­n ndërqeveri­tare?

Unë kurrë nuk u përgjigjem këtyre lloj pyetjeve. Pra, kur bëhet fjalë për të menduar se çfarë do të ndodhë kur BE- së do t'i duhet të marrë një vendim. Ju nuk e dini asnjëherë këtë. BE nuk është më e parashikue­shme dhe nëse ju parashikon­i, atëherë është më mirë ta luani mirë këtë kartë dhe thjesht të thoni "Jo". Por, me presidencë­n gjermane ka vend të themi që ata do të vazhdojnë të ecin në këtë drejtim, sepse Gjermania gjithmonë ka pasur një pozicion shumë të qartë për Ballkanin Perëndimor. Kancelarja gjermane ka një vizion shumë të qartë se nga vijmë, ndoshta për shkak të së kaluarës së saj, pasi ajo u rrit në një regjim komunist dhe gjithashtu për vendin ku duhet të shkojmë. Tani, a do të ndodhë kjo? Unë nuk e di. Është më mirë të mos vësh bast për BE- në në kuptimin e parashikim­it të këtyre gjërave. Po, mund të ndodhë.

Të gjitha këto janë përmendur në Deklaratën e Zagrebit, së bashku me gjërat që ne ende kemi të gjitha të përbashkët­a, pavarësish­t nëse jemi në BE apo jo si trajtimi i korrupsion­it, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar… Ne e dimë se Ballkani perceptohe­t nga mënyra sesi është dhe se ai është ai që është. Por, në vendin tuaj keni pasur një rezistencë të fortë nga opozita, keni pasur protesta në rrugë vitin e kaluar, keni pasur përplasje me Presidenti­n. A mund të na siguroni se demokracia po funksionon në Shqipëri?

Siç e thashë tashmë, kur gjykoheni nga të tjerët dhe ju ndodh që të jeni të vegjël dhe nuk jeni të pasur, duhet të vuani paragjykim­e që mund të jenë ekstreme. Kjo vlen jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Po, krimi i organizuar është një problem, por krahasuar me krimin e organizuar të Europës, krimi i organizuar në Ballkanin Perëndimor është i vogël. Por, duke qenë i vogël, kjo gjithashtu është diçka që mund të jetë shumë e veçantë dhe nganjëherë shumë shqetësues­e për fqinjët. Dhe kjo është arsyeja pse ata kanë të drejtë të ankohen për këtë. Në të njëjtën kohë, ne na duhet të merremi me të gjitha këto çështje. Ne duhet të shohim veten dhe të mos fajësojmë askënd tjetër për këtë, sepse në fund është e dobishme për ne. Nga ana tjetër, po, ne kemi problemet tona, mosmarrëve­shjet tona, mënyrën tonë të gjykimit të këtyre gjërave. Dhe ju e dini, në Ballkan apo në Mesdhe, njerëzit kanë emocione të forta, por, ka të bëjë edhe me rritjen në një hapësirë demokratik­e. Ne jemi lindur, rritur dhe pjekur në një hapësirë ku tjetri nuk ekzistonte, kundërshta­rët nuk ekzistonin dhe ku të menduarit ndryshe nuk lejohej. Tani na duhet të rritemi. Në këtë kuptim, është një demokraci e re, ende një demokraci adoleshent­e. Ne na duhet të piqemi më shumë, nuk është e lehtë, por do të mbërrijmë patjetër atje.

Por, a mund të na garantoni se jeni në këtë drejtim? Sepse t'i shikoje ato imazhe nga ky këndvështr­im ishte diçka jo edhe aq e këndshme. E kam fjalën për protestat e vitit të kaluar në Tiranë.

Nëse do t'i kishit parë të njëjtat imazhe në Paris, atëherë do të thoshit se kjo është demokraci. Por, kur i shihni në Tiranë, atëherë thoni: "Ata janë të çmendur". Dhe ne, në fakt, jemi diku në mes. Nganjëherë është një demokraci e të çmendurve, por sërish është demokraci. Është ajo që është. Ne duhet ende të rritemi dhe të piqemi.

Kancelarja gjermane ka një vizion shumë të qartë se nga vijmë, ndoshta për shkak të së kaluarës së saj, pasi ajo u rrit në një regjim komunist dhe gjithashtu për vendin ku duhet të shkojmë

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania