Panorama (Albania)

Meta citon Çërçillin: Të mos reshtim së mbrojturi lirinë dhe të drejtat

-

Presidenti Ilir Meta, përmes një mesazhi të koduar duke cituar ish- Kryeminist­rin britanik, Uinston Çërçill, kërkon mosheqjen dorë nga mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktuar­a me ligj. Kreu i shtetit duke lexuar librin e Kryeminist­rit aktual britanik, Boris Johnson, ka shkëputur një pjesë nga fjalimi i Çërçilli në Fulton të Misurit në 1946, kur paralajmër­oi "Perden e Hekurt". "Ne asnjëherë nuk duhet të pushojmë së shpalluri me tone të patrembura parimet e mëdha të lirisë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë trashëgimi e përbashkët e botës anglishtfo­lëse dhe të cilat nëpërmjet Manja Kartës, Ligjit për të Drejtat, Habeas Korpusit, gjyqit ndërmjet një jurie dhe ligjit tradiciona­l anglez, kanë gjetur shprehjen më të famshme në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë... Të gjitha këto duan të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojn­ë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivi­t, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të mëdha ose që janë sanksionua­r prej kohës dhe traditës. Këto janë aktet themelore të lirisë, që duhet të ndodhen në çdo shtëpi ose kasolle. Ky është mesazhi i popujve britanikë dhe amerikanë për njerëzimin. Le të predikojmë atë që bëjmë në praktikë: le të bëjmë në praktikë atë që predikojmë", shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania