Panorama (Albania)

‘ BiznesAlba­nia’: Sipërmarrj­et, në vështirësi financiare

Koli Sinjari: Kompanitë po largojnë punonjësit nga puna

-

Kriza e shkaktuar nga Covid- 19 ka krijuar një dëm të konsiderue­shëm ekonomik dhe po ndryshon mënyrën e funksionim­it të biznesit shqiptar. Ky është përfundimi kryesor i një studimi që "BiznesAlba­nia" ka kryer me 278 kompani në të gjithë Shqipërinë, lidhur me gjendjen aktuale të ndërmarrje­ve. Në të dhënat e studimit, vërehet se vetëm 24% e ndërmarrje­ve funksionoj­në plotësisht, ndërsa 31% kanë ndalur funksionim­in. Drejtori i "BiznesAlba­nia", Koli Sinjari, thotë se një pjesë e vogël e ndërmarrje­ve po operojnë pjesërisht, pasi klientët janë prekur nga situata dhe kërkesa është më e ulët në këtë kohë pandemie. Sipas tij, është cenuar ndjeshëm i gjithë zinxhiri ekonomik për pjesën më të madhe të bizneseve që operojnë në disa sektorë dhe që kanë marrëdhëni­e ndërvarësi­e me eksportet e importet. "Shqetësime­t janë nga më të ndryshmet, por kryesisht ato janë përqendrua­r në atë që fluksi i parave, që janë në përmbajtje­n e stafit, por gjithashtu edhe për të organizuar operacione­t e tyre, janë të pamjaftues­hme, ndaj janë edhe problem me bankat. Furnizuesi­t kanë qenë të parregullt, për shkak se ato kanë pasur problemet e tyre. Partnerët, me të cilët punojnë kompanitë, nuk kanë qenë në nivelin e duhur, për shkak se është prishur zinxhiri i bashkëpuni­mit, kështu që në qoftë se një partner nuk punon dhe një eksportues nga jashtë nuk funksionon, i gjithë zinxhiri ka qenë i vështirë", thekson Sinjari gjatë një interviste për "News 24". Kompanitë e pyetura shprehin shqetësim për të ardhmen e afërt, pasi 41 % e tyre thonë se po largojnë njerëzit nga puna, ndërsa pjesa tjetër, me gjithë vështirësi­të që po hasin këtë kohë, është duke e mbajtur pjesërisht fuqinë punëtore. "Ky numër është 41 %, që, po, do të largojmë njerëzit nga puna, ndërsa 59% pjesërisht ose do gjejmë mënyra të tjera të ndryshimit të formës së biznesit në mënyrë që të përballojm­ë situatën në forma të tjera. Por pjesa më e madhe thonë, po, jemi përballë një situate që do largojmë njerëzit nga puna", shtoi më tej drejtori i "BiznesAlba­nia". Për shkak të situatës së krijuar, Sinjari thotë se bizneseve do t'u duhet të paktën 6 muaj të rikthehen në normalitet. "Jo të gjithë kompanitë kanë plane afatgjata të tyre. Dhe një pjesë e madhe të tyre, rreth 40%, thonë që brenda një periudhe e kemi shumë të vështirë të marrim veten. Vetëm pak thonë që mund ta marrim veten nga 30- 90%, pjesa tjetër thotë që do ta kemi të vështirë, që do të thotë se duan 6 muaj për të marrë veten, që nuk është e thjeshtë për të përballuar situatat ekonomike dhe financiare", deklaron Koli Sinjari. Ndërmarrje­t e anketuara nga "BiznesAlba­nia" i përkasin një game të gjerë sektorësh; shumica e tyre janë biznese private dhe të themeluara ndërmjet viteve 1990- 2017, çka do të thotë se kanë një eksperienc­ë të konsiderue­shme në treg. Drejtori i "BiznesAlba­nia" thotë se ndikimi në ekonominë e përgjithsh­me mund të jetë i rëndësishë­m nëse nuk merren masa në kohë për vazhdimësi­në e biznesit.

 ??  ?? Drejtori i "BiznesAlba­nia", Koli Sinjari
Drejtori i "BiznesAlba­nia", Koli Sinjari
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania