Panorama (Albania)

Basha takon qytetarët: Mbi 70% e shqiptarëv­e pa ndihmë

"Paratë e shqiptarëv­e po pasurojnë njerëzit e Ramës"

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, u takua dje me dhjetëra tregtarë dhe pronarë biznesesh në Tiranë, ku bisedoi për krizën e shkaktuar nga pandemia në vend.

Tregtarët u ankuan për mungesë mbështetje­je nga qeveria, ndërsa thanë se konsumi ka rënë dhe se janë detyruar të mbyllin vende pune nga pamundësia për t'i paguar. "Puna është copë- copë, dy- tre veta kanë ardhur, pesë shitje për dy javë. I kemi hequr sepse s'ka punë, s'të leverdis", i tha një tregtar Bashës. Por, sipas kryedemokr­atit Basha, ky ishte edhe dështimi i Kryeminist­rit Rama, që, sipas tij, taksat që bizneset kanë paguar në gjithë këto vite, nuk ua riktheu në formë ndihme, por mendoi vetëm për klientët e tij. "Këtë duhet të kishte bërë shteti, ata të pestë t'i mbante me rrogë nga taksat tuaja, se taksat për këtë punë duheshin", u shpreh kreu i PD- së. Një tregtar tregoi se ka mbajtur në punë 3 vetë dhe ka hequr 3 të tjerë, ndërsa pagesën e ndihmës nuk e kanë marrë. "Nuk e kuptoj pse e mbajnë deri në 5: 30. Atëherë sulmon koronaviru­si?! Nuk e di si do të funksionoj­ë kjo punë, por jemi në pikë të hallit", tha një tregtar tjetër. Por këto nuk ishin të vetmet shqetësime që bizneset e vegla i shprehën kryedemokr­atit. Një prej tyre kërkoi të dinte, po ashtu, se përse qeveria nuk ndihmon qytetarët e vendit të saj në një kohë që ka marrë mbështetje nga BE dhe Banka Botërore. Prej disa ditësh, kreu i selisë blu ka nisur një sërë takimesh me grupet e interesit, të cilat janë prekur ekonomikis­ht nga masat e marra nga qeveria për të frenuar përhapjen e koronaviru­sit. Pasi për ditë me radhë priti në selinë blu përfaqësue­sit e shoqatave të prodhuesve, shoqatave të turizmit e të bizneseve të mëdha e të vogla, kreu i selisë blu ka zbritur në terren për të dëgjuar vetë shqetësime­t e tyre. Basha ka akuzuar kreun e qeverisë Rama se ka lënë në harresë qytetarët dhe paratë i ka shpërndarë për biznesmenë­t e mëdhenj, të cilët kryedemokr­ati i quan oligarkë. "Problemet e biznesit të vogël janë faturat e larta të dritave dhe ujit, janë taksat e larta, rënia e madhe e konsumit, të cilat, bashkë me mungesën e ndihmës nga qeveria, përkthehen në mbyllje të vendeve të punës. Për shkak të keqmenaxhi­mit të situatës, Shqipëria ka 10 herë më shumë të papunë se vendet e tjera të rajonit dhe llogaritë që bëjnë tregtarët e bëjnë shumë të qartë gjendjen e rëndë", tha kryedemokr­ati Basha.

PLATFORMA Opozita pretendon se pandemia shëndetëso­re që kaloi Shqipëria, do të pasohet nga një pandemi ekonomike. Ndaj, në mbledhjen e fundit që pati me aleatët, kryedemokr­ati Basha, pak ditë më parë, u kërkoi atyre që të zbresin në zonat e tyre përkatëse për të marrë shqetësime­t e qytetarëve dhe për t'u dhënë zë. Ndërkohë që janë duke hartuar edhe një platformë, që, sipas tyre, do të lehtësojë krizën ekonomike të shqiptarëv­e. "Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. "Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfrit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjës­ia jonë të jemi pranë tyre. Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t'ia dijë për shqetësime­t dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensio­nojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen", u tha Basha aleatëve.

 ??  ?? Lulzim Basha, dje gjatë takimit me bizneset
Lulzim Basha, dje gjatë takimit me bizneset

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania