Panorama (Albania)

BE dhe Europa Nostra mbrojnë Teatrin, Veliaj: Godinë fashiste

-

Pas vendimit të Europa Nostras, si organizata më e madhe e prestigjio­ze europiane që merret me ruajtjen e trashëgimi­së kulturore, për të përfshirë Teatrin Kombëtar në një nga 7 sitet kulturore më të rrezikuara të Europës, ky institucio­n me Vendim të Këshillit të Ministrave në 5 maj, kaloi në varësi të Bashkisë. Tanimë që kjo organizatë, e cila ka për status këshillimo­r UNESCO- n dhe Bashkimin Europian, merr Teatrin në mbrojtje, Rama ia kalon stafetën e rrënimit Erjon Velisë, i cili, “i shtrënguar” dhe “i mësuar” tanimë t’u bindet urdhrave, e legjitimon që në fillim shembjen, duke e quajtur Teatrin “si godinë fashiste”, e cila nuk ka pasur asnjëherë status mbrojtës.

Mirëpo, siç shpjegon dhe arkitekti e specialist­i i trashëgimi­së, Kreshnik Merxhani, “Teatri Kombëtar jo vetëm që ka pasur, por e ka ende një status të tillë”. Merxhani shpjegon se një status i tillë kësaj godine i është dhënë 20 vite më parë. “Ka qenë pjesë e VKM- së 180 të vitit 2000 ku fitoi statusin e Ansamblit ‘ Monument Kulture’”, shprehet ai, duke publikuar edhe dokumentet përkatëse, që vërtetojnë këtë fakt. Arkitekti shpjegon se në mungesë të një relacioni ligjor ku të argumentoh­et heqja e statusit “Monument”, vendimi mbetet në fuqi. “Kështu TEATRI KOMBËTAR ËSHTË MONUMENT KULTURE QË MBROHET LIGJËRISHT”. Sa më të fortë argumentet e faktet kundër shembjes, e sa më pranë lobimit të Eurpa Nostras për projektin dhe fondet që nevojiten për restaurimi­n, aq më e madhe duket ngutja për rrënimin e godinës. Një situatë absurde për kë ka pritur për 20 vjet një Teatër të ri, nëse realisht mbetet ky qëllimi primar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania