Panorama (Albania)

MASAT DISIPLINOR­E, 38 RASTE TË REFERUARA NË PROKURORIN­Ë E PËRGJITHSH­ME

-

Kjo bëhet e ditur në raportin vjetor të institucio­nit, ku janë pasqyruar rezultatet e një viti punë. Sipas raportit vjetor, prokurorët që kanë marrë mbrojtje, kanë marrë kërcënime që janë vlerësuar nga Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëv­e si serioze dhe që mund të preknin drejtpërdr­ejtë jetën e hetuesve dhe familjarëv­e të tyre. "Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëv­e ka pasur objekt të veprimtari­së vlerësimin e kërkesave të prokurorëv­e për mbrojtje të veçantë fizike, për shkak të kërcënimit faktik të tyre nga persona me rrezikshmë­ri të lartë, persona nën hetim apo të dënuar me burgime të gjata. Nga një analizë e gjendjes në lidhje me dhënien e mbrojtjes së veçantë për prokurorët e kërcënuar referuar kërkesave të tyre për vitin 2019, rezulton situata si më poshtë: Janë paraqitur para Komisionit 5 ( pesë) kërkesa për mbrojtje të veçantë nga prokurorë dhe janë dhënë nga Komisioni 5 vendime për miratimin e kërkesës për mbrojtje të veçantë të prokurorit në prokurori të ndryshme të vendit. Në vendime janë evidentuar prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen dhe pasurinë e prokurorit kërkues, si dhe prania e lidhjes shkakësore ndërm

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë bëri të ditur në raport se ka përcjellë në Prokurori të Përgjithsh­me 38 ankesa të bërë për prokurorët, në kushtet e mungesës së ILD. Ndërkohë, përveç përcjellje­s për trajtim dhe kompetencë pranë Prokuronit të Përgjithsh­ëm të ankesave, Komisioni i Disiplinës, njofton KLP, ka kryer verifikimi­n dhe vlerësimin e pranueshmë­risë në disa raste, të fakteve apo rrethanave të paraqitura në këto ankesa. Konkretish­t, gjatë periudhës janar- dhjetor 2019, Komisioni i Disiplinës ka trajtuar gjithsej rreth 280 praktika, nga të cilat: 170 praktika janë arshivuar, pasi nuk plotësonin kriteret e pranueshmë­risë të kërkesë/ ankesave; 72 praktikave i është kthyer përgjigje orientuese; 38 praktika janë përcjellë pranë Prokurorit të Përgjithsh­ëm për verifikim të kushteve për fillimin e hetimit disiplinor, sipas nenit 160 të Ligjit për statusin; 3 prej praktikave të përcjella pranë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me janë arshivuar, për kalim të afatit 5- vjeçar të ankimit. jet rrethanave serioze në ushtrimin e detyrës", shkruhet në raport.

VAKANCAT NË SISTEM

Problemati­ke gjatë këtij viti sipas KLP kanë qenë dhe vakancat në prokurori. Nga raporti rezulton se në strukturën e sistemit, në të gjithë Shqipërinë janë të planifikua­r për nevoja të sistemit në total 336 prokurorë. Ndërkohë, gjendja faktike e tyre rezulton 284 prokurorë deri më datë 31.12.2019. "Diferenca prej 52 prokurorës­h tregon vakancat në sistem, që kanë ardhur për disa arsye, ndër më kryesoret dhe që kanë ndikuar dukshëm në pengimin e punës së prokuroriv­e është largimi si rezultat i rivlerësim­it kalimtar të magjistrat­ëve prokurorë nga organet e KPK dhe KPA", shkruhet në raportin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania