Panorama (Albania)

Përdhunuan dhe i kërkuan para 23- vjeçares, arrestohen dy të rinj

- m. r.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit një javë më parë, ku një vajzë 23vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga dy djem të rinj. Ngjarja është raportuar ditën e djeshme nga Policia, ku sipas burimeve mësohet se vajza ka bërë denoncimin duke kërkuar ndihmë pasi dy të rinj përveçse e kanë përdhunuar, e kanë vënë nën presion për t'i marrë pasurinë. Policia tha në një komunikatë zyrtare se dy të rinjtë janë ndaluar pas denoncimit nga 23vjeçarja për përdhunim dhe kërcënim për dhënie pasurie.

Bëhet fjalë për 26- vjeçarin me inicialet M. G., i dënuar më parë për kundërshti­m dhe goditje të prokurorit dhe 25- vjeçarin O. A., që të dy banues në qytetin e Fierit. "Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë në DVP Fier, nga një 23- vjeçare, se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri", thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë, sipas burimeve dyshohet se vajza dhe njëri nga djemtë kanë pasur një lidhje me njëri- tjetrin dhe djali e ka ftuar në shtëpinë e tij në datën 5 maj, por aty ka qenë edhe shoku i tij dhe që të dy kanë filluar të bëjnë biseda rreth parave që u mungonin dhe ndihmës që mund t'u jepte vajza. Kjo e fundit dyshohet se ka kundërshtu­ar dhe ka tentuar të largohet, por djemtë kanë përdorur forcën për ta mbajtur. Ata nuk janë mjaftuar me kaq, por e kanë përdhunuar të dy. Ata po ashtu, i kanë bërë presion që vajza të gjejë një mënyrë për t'u dhënë nga pasuria e familjes së saj. Edhe kur e kanë lënë të lirë që të largohet, ata i kanë kujtuar se do të kthehen prapë tek ajo nëse nuk merr masa për t'u dhënë atë çfarë i kërkuan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania