Panorama (Albania)

Legalizime­t, emrat e rinj që marrin tapinë

Bashkëngji­tur, edhe emrat e 640 pronarëve që kompensohe­n

- TIRANE

KOMPENSOHE­N 640 PRONARE/ Zbardhet vendimi i qeverisë për legalizimi­n e ndërtimeve pa leje. Gazeta boton emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe 13 qytete. Bashkë me përfituesi­t e tapive ndahet edhe kompensimi i pronarëve. Cilat janë familjet që do marrin paratë. Qeveria krijon Agjencinë e Shpronësim­eve, do paguajë tokat që merren për “interes publik”

Janë 360 familje që kanë gati tapinë. Vendimi për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelat e objekteve të legalizuar­a është botuar dje në Fletoren Zyrtare.

"Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese, për 344 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuar­a dhe kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e që preken prej tyre", thuhet në vendimin që mban datën 29 prill. Referuar tabelave zyrtare, përfituesi­t janë në Tiranë, Kamzë, Vorë, Kavajë, Gjirokastë­r, Durrës, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Korçë, Shkodër, Fier, Elbasan, Berat, Kukës dhe Zonat e Stimuluara. Në ligjin e ri "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë" përcaktohe­t që procedurat e regjistrim­it nga ana e Agjencisë së Kadastrës të mbyllen në harkun e 60 ditëve. Pra, brenda 2 muajve këto familje do të kenë mundësi të marrin edhe tapinë. "ASHK- ja, brenda 60 ditëve, nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, ligjëson ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore, sipas gjendjes së momentit të aplikimit për ligjësim. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë përfundimi­n e procedurav­e administra­tive brenda 30 ditëve, nga paraqitja e kërkesës, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", thuhet në ligj.

Bashkangji­tur kësaj liste janë edhe emrat e 640 pronarëve të shpronësua­r për efekt të procesit legalizues, të cilët marrin paratë e kompensimi­t. "Masa e kompensimi­t është 32 804 m ² dhe vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 346 766 477,25 lekë". Ndarja e këtij fondi do të bëhet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania