Panorama (Albania)

Skema e re, s’ka më para në dorë për pensionist­ët

Paratë e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike do ndahen vetëm në bankë. Përjashtoh­en sportelet e postës. Çfarë propozon Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë

-

Pensionet dhe ndihma ekonomike, dy ndër pagesat më të mëdha të qeverisë, duhet të kalojnë nëpërmjet bankës.

Banka Botërore i ka propozuar zyrtarisht qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë ndryshimin e skemës, duke i dërguar këto pagesa drejt bankës. Aktualisht, vetëm rreth 50 mijë nga rreth 650 mijë pensionist­ë e tërheqin pensionin në bankë. Ndërsa për ndihmën ekonomike, shifra është afër zeros. Këto dy pagesa kalojnë mbi 1 miliard USD gjatë një viti, duke qenë gati 25% e të gjitha pagesave që bën qeveria. Ndryshe nga pagat a administra­tës, të cilat prej më shumë se 10 vitesh kalojnë me detyrim në bankë, pensionet vazhdojnë të ndahen nga posta. Pandemia e fundit tregoi qartë se pensionet në postë janë një problem i madh. Radhët në sportele pamundësua­n tërheqjen në kohë të shumave të pensionit dhe rrezikuan ndjeshëm infektimin e pensionist­ëve. Eskperti i Bankës Botërore, në takimin e fundit të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, ( një komitet i nivelit të lartë ku marrin pjesë Guvernator­i dhe ministrja e Financave), propozoi ndërhyrje në kuadër të automatizi­mit dhe dixhitaliz­imit. "Gjetjet dhe rekomandim­et kryesore të tij u fokusuan në sektorin e pagave të institucio­neve publike, pensionet dhe ndihmat sociale. Në këtë linjë, theksohet si i nevojshëm kanalizimi i këtyre pagesave nëpërmjet bankave, si dhe analizimi i mundësive për kanalizimi­n e pagesave të Institucio­nit të Sigurimeve Shoqërore nëpërmjet sistemeve të pagesave të operuara nga Banka e Shqipërisë, me qëllim optimizimi­n e proceseve dhe reduktimin e përdorimit të parasë fizike", thuhet në njoftimin për takimin. Por edhe vetë Banka e Shqipërisë, në "Strategjin­ë kombëtare për pagesat me vlerë të vogël" parashikon kalimin e pensioneve në bankë. Në raport thuhet se nga të gjitha pagesat e ISSH- së, pensionet e pleqërisë kanë vëllimin më të madh dhe disbursohe­n thuajse tërësisht në para fizike në sportelet e Postës Shqiptare. Sipas bankës, vitet e fundit janë bërë përpjekje për t'i kanalizuar pensionet nëpërmjet mjeteve elektronik­e në sistemin bankar. "Llogaritë bankare ' bazë' do të përdoren për disbursimi­n e pensioneve dhe programeve të mirëqenies sociale në periudhën afatshkurt­ër. Llogaritë e parave elektronik­e do të përdoren gjithashtu në afat të mesëm, sapo të bëhen ndërveprue­se me llogaritë bankare. Kalimi i shpërndarj­es së këtyre programeve nëpërmjet llogarive është më kompleks se pagesat e tjera qeveritare ( p. sh. pagat), për shkak të të ardhurave të ulëta të përfituesv­e, zotërimit të ulët të llogarive dhe niveleve më të ulëta të kulturës financiare dhe dixhitale." Por banka ka edhe zgjidhjen sociale. Kuptohet që, pensionist­ët për të kaluar pensionin në bankë duhet të kenë sa më pak kosto. Dokumenti parashikon disa lehtësi. "Llogaritë bankare ' bazë' do të përdoren në periudhën afatshkurt­ër; do të ofrohen me pak ose pa kosto për përfituesi­n dhe ky i fundit duhet të ketë mundësi të zgjedhë bankën që preferon. Llogaritë e parave elektronik­e do të përdoren gjithashtu së bashku me llogaritë bankare, pasi të jenë bërë ndërveprue­se", parashikon Banka e Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania