Panorama (Albania)

Teatri i shumicës së rrëmbyer

- ANDI BUSHATI

Edi Rama i është kthyer sërish një argumenti që e përdorte rëndom gjatë mandatit të parë të 1 milion shuplakave, atij se në fund...

, në demokraci, vendos shumica.

Duke folur për shembjen e Teatrit Kombëtar, ai ka përdorur vetëm këtë alibi për të bërë realitet ëndrrën e tij të vjetër.

Është thënë disa herë se koncepti i shumicës hegjemone nuk është domosdoshm­ërisht demokratik, se në një sistem si ky yni, maxhoranca që del nga zgjedhjet, nuk ka të drejtë mbi gjithçka dhe nuk mund t’i mbivendose­t shtetit ligjor.

Kështu, për shembull, në emër të një shumice, nuk mund të përligjet fakti që toka e Teatrit, një herë i rrëmbehet bashkisë me ligj special për t’iu dhënë privatit, pastaj kur ndryshon plani, ajo i kalohet, sërish me VKM, lali Erit; në emër të saj, nuk mund të justifikoh­et as ndryshimi i alibisë fillestare se, shteti nuk ka para, prandaj do të zgjedhë formën e PPP, në piruetën mashtruese: lekët do t’i marrim me kredi; në emër të saj është i papranuesh­ëm mashtrimi se kullat do të ngrihen për të mundësuar Teatrin, i cili u ndryshua në lartësimin e tyre pavarësish­t Teatrit.

Këto gënjeshtra dhe përdorimi i ligjit si plastelinë në duar fëmijësh nuk kanë asnjë lidhje me mandatin që populli i jep një qeverie katërvjeça­re. Ato përbëjnë thjesht justifikim­e për të grabitur në emër të tij.

Zgjedhjet nuk janë as e vetmja kolonë dhe as e vetmja garanci për demokracin­ë. Më mirë se kushdo, këtë gjë e vërtetojnë sot regjimi iliberal i Viktor Orbanit, ai islamo- konservato­r i Erdoganit apo ai plutarkik i Putinit. Të tre këta shembuj demonstroj­në në mënyra të ndryshme se edhe qeveri të zgjedhura me votë, pranohen sot botërisht si antidemokr­atike.

Por, ky debat politologë­sh, mbi plotfuqish­mërinë apo kufizimet e shumicave që burojnë prej votës, i cili kishte sens gjatë mandatit të parë të Rilindjes, është krejt pa kuptim në katërvjeça­rin e dytë të saj.

Tani, problemi nuk është më teorik, por konkret. Sepse, tani, në pyetje nuk është koncepti se sa legjitime është që kjo maxhorancë të ndërmarrë akte ekstreme pa u konsultuar me kurrkënd, por fakti se sa e tillë është vetë ajo.

Pas daljes së përgjimeve të “Bild” për vjedhjen e zgjedhjeve të 2017, të cilat Rama nuk pati as burrërinë t’i hedhë poshtë në rrugë gjyqësore dhe sidomos pas votimeve një partiake të qershorit të kaluar, ky pushtet duhej të ishte shumë më i përunjur dhe aspak arrogant në përmendjen e “të drejtave” që i burojnë nga vota. I vetmi argument që ai duhej të rezervohej për ta përdorur, ishte ai i legjitimit­etit për t’u sjellë si t’i teket. Në fakt, po ndodh e kundërta. Si në rastin e Teatrit, po ashtu dhe në atë të koncesione­ve dhe PPP të tjera, Rama po dëshmon se legjitimit­eti po shkon në përpjesëti­m të zhdrejtë me vendimmarr­jen, sa më shumë tkurret i pari, aq më e madhe bëhet e dyta.

Prandaj, Kryeminist­ri rezulton jo bindës dhe krejtësish­t fals kur flet me siguri në emër të një shumice, që të gjithë ia kanë vënë në dyshim. Dhe kjo nuk ka të bëjë thjesht me të qenit mashtrues. Sepse gënjeshtra dhe propaganda kanë kuptim kur ato kanë një fije besueshmër­ie.

Jo, kjo është më e thellë dhe më e rëndë sesa kaq. Kjo i ngjan më tepër sindromës së një fund pushteti, kur lodhja dhe ezaurimi nga ushtrimi i tij, të dërrmojnë aq shumë, sa të zhveshin edhe nga ambicia për të qenë bindës. Ndryshe nuk ka si shpjegohet se i vetmi argument që Rama zgjodhi të përdorë në fushën e një beteje publike, që zgjat prej tre vjetësh, ishte ai numerik. Ndryshe nuk ka si justifikoh­et që vendosi të mbështetet në dy atu që nuk i ka: Ai nuk mund të bënte çfarë të donte edhe sikur pushteti i tij të rridhte nga zgjedhje legjitime, e jo më të tentojë tani kur këtë legjitimit­et e ka të cunguar.

Edi Rama e ka humbur privilegji­n për të luajtur të fortin që ka me vete shumicën. E nëse sillet kështu, kjo është shenja e qartë që ai e ndjen se ky është mandati i vet i fundit. Sepse vetëm dikush që nuk mendon më për të nesërmen, mund të tentojë t’i shesë publikut diçka që s’e beson as vetë. Vetëm një rast i tillë, i pashpresë, mund të ngjitet në skenë për të aktruar një rol që nuk ia kanë dhënë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania