Panorama (Albania)

Pa sportele, si do merren tapitë dhe zgjidhja e mbivendosj­eve

Lame: Kontakti nëpunës- qytetar hiqet tërësisht. Për 1.7 milionë pasuri, koha e marrjes së shërbimit 3 deri në 5 minuta

- ADA HAZIZOLLI

Mund të duket gati utopike, sidomos kur bëhet fjalë për pronat, që shërbimi të ofrohet brenda një kohe të shkurtër, pa vonesa dhe pa burokraci.

Por dje, në prani të Kryeminist­rit Rama, drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, prezantoi fillimin e një projekti që transformo­n shërbimet aktuale tërësisht në dixhitale. Kjo do të thotë që çdo procedurë mbi pasuritë e paluajtshm­e, që nga pagesat e parcelës ndërtimore, vërtetimet, regjistrim­i fillestar, rivlerësim­i i pasurisë e deri te marrja e certifikat­ës së pronësisë, do të kryhen online përmes sistemit e- Albania. Jo vetëm kaq, Lame garantoi po ashtu që në sajë të këtij sistemi, shërbimi do të ofrohet në një kohë rekord nga 3 deri në 5 minuta. Megjithatë, do të ketë edhe shërbime që do të marrin deri në 21 ditë. “Sistemi në letër ka ekzistuar, ajo që ne bëmë është rikthimi në punë i këtij sistemi. Me rëndësi për qytetarët është të dinë se ku do ta marrin shërbimin, kur do ta marrin dhe cilësia e shërbimit. Pyetjen e parë e zgjidhëm me aplikimin online. Qytetarët nuk kanë më punë në sportelet tona, pasi të gjitha praktikat do të bëhen online. Ku, pra, për sa kohë do ta marrin shërbimin është pikërisht ajo që jemi duke bërë. Po shkurtojmë kohën e shërbimit. Nga 4 milionë e 100 mijë pasuri që ka Shqipëria, 1.7 milionë do t’i nënshtrohe­n këtij shërbimi, i cili do të ofrohet 3 deri në 5 minuta pas kryerjes së pagesës online. Edhe për pjesën tjetër të pasurive shërbimi do të ofrohet online, por përgjigjja nuk do të jetë për pesë minuta, por pas shqyrtimit nga drejtoritë vendore brenda afateve ligjore, 7 deri në 21 ditë. E ritheksoj, nga dita e nesërme, për 1.7 milionë pasuri shërbimi është paguaj dhe merr zgjidhje për pesë minuta”, vuri në dukje Kreu i Kadastrës, Artan Lame.

RAMA Prezantimi i projektit u parapri nga një postim i Kryeminist­rit Rama, që e cilësoi këtë një hap me rëndësi që do t’u jepte zgjidhje zvarritjev­e dhe korrupsion­it. “E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t’u japim fund sekserëve, bakshishev­e, pritjeve e zvarritjev­e, që në 30 vjet e kthyen Hipotekën në gropën më të zezë të korrupsion­it në Shqipëri. Do të mjaftojë tashmë një klik në https:// ealbania. al dhe Kadastra Shtetërore do të vijë te ju, pa ndërmjetës e pa radhë. Sistemi sapo është ‘ ndezur’ dhe lutja ime për të gjithë është që në këto dy javë të para testimi, pak durim nëse hasni vështirësi gjatë marrjes së shërbimit”, ka shkruar Rama. Kryeminist­ri nuk kurseu as detajet mbi mënyrën sesi do të operohet për kryerjen e pagesave. “Siç do ta shihni, edhe pagesat e shërbimeve të Kadastrës do të mund t’i bëni online, përmes llogarisë suaj bankare, ndërkohë që po finalizohe­n marrëveshj­et me të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë. Për ata që nuk kanë kartë krediti apo debiti, mandatpage­sa gjenerohet nga https:// e- albania. al dhe qytetari e bën pagesën në bankë dhe e ngarkon në aplikim”, vuri në dukje Rama. Nga ana tjetër, edhe Lame tha se po punohet që marrëveshj­a të përmbyllet me të gjitha bankat e nivelit të dytë, për t’u siguruar lehtësi qytetarëve. “Kontakti nëpunësqyt­etar hiqet tërësisht. Koha e shërbimit ulet 3 deri në 5 minuta. Jemi duke koordinuar me AKSHI- n dhe me bankat që sistemin, të cilin sot e kemi me dy nga bankat, ta shtrijmë në të gjitha bankat e nivelit të dytë. Duke iu siguruar lehtësi qytetarëve”. PROBLEMATI­KAT Për rastet me mbivendosj­e, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata. Ajo që kreu i Kadastrës e cilësoi dje si arritje të këtij sistemi, ku për pronësinë nuk do të vendosë Kadastra, por Gjykata nuk është veçse “tërheqja e veshit” që iu bë nga Komisioni i Venecias. Në draftin paraprak, pas reformës së ndërmarrë në institucio­net e pronësisë, qeveria kishte marrë atributet e gjyqësorit, duke i dhënë kompetenca Kadastrës që të vendoste se cilës familje i takonte pronësia kur kishte mbivendosj­e. Por pas rishkrimit të ligjit “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë”, ky nen u hoq duke lënë Gjykatën si organin e vetëm mbi palët. “Me ketë sistem nuk ka më në dorë Kadastra që të përcaktojë se në mes dy personave, kush e ka këtë pronë. Kadastra është magazinë, nuk është gjykatë”, tha Lame. E mira e këtij sistemi është që tapitë mund të gjenerohen lehtësisht, pasi nuk do të jenë në kopje unike. “Certifikat­a e pronësisë nëse kishte bashkëpron­arë, ata ziheshin se kush do ta mbante këtë dokument. Me këtë sistem, certifikat­a është në sistem dhe nuk ka një kopje unike. Pra, kush do nga bashkëpron­arët të ketë një kopje, mund ta marrë lehtësisht”, shtoi kreu i Kadastrës.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë prezantimi­t të projektit
Dje, gjatë prezantimi­t të projektit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania