Panorama (Albania)

Shtohen rastet e reja, bie numri i shtrimeve në spital

Ministria: Pjesa më e madhe në Tiranë. Në spital, 19 të shtruar

- TIRANE Eugena Tomini

Shtohen rastet e reja më koronaviru­s. Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 18 persona pozitivë me COVID- 19.

Rritja e kurbës vjen thuajse pas një jave me numër të reduktuar rastesh të reja. Në tri ditët e fundit, shifrat ishin të njëjta, vetëm 4 raste u shënuan të hënën dhe po kaq të martën dhe të mërkurën. Ndërkohë që dje, shifrat janë rritur me disa herë. Qytetet problemati­ke vijojnë të jenë Tirana dhe Kruja, të cilat dje kanë regjistrua­r edhe numrin më të madh të rasteve. Riaktivizi­m të vatrës ka pasur edhe në qytetin bregdetar të Durrësit, ku dje është regjistrua­r një rast i ri duke e çuar në 2 numrin e të infektuarv­e në këtë qytet. “Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID- 19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiolo­gjik në terren. Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë”, tha përfaqësue­sja e Task- Forcës, Eugena Tomini. Në mesin e të infektuarv­e janë edhe dy gra shtatzëna. Tomini tha se nga fillimi i epidemisë janë konfirmuar 6 gra të prekura nga COVID19. “Që nga fillimi i epidemisë deri në këto momente kemi në total 6 gra shtatzëna të konfirmuar­a me COVID- 19. Aktualisht 4 prej tyre janë të shëruara”.

RASTET AKTIVE Nga 898 qytetarë të prekur, 695 e kanë fituar betejën me këtë sëmundje duke rezultuar negativë në dy testet që kanë kryer pas periudhës 14- ditore. Ministria ka bërë me dije dje se rastet e reja në pjesën më të madhe kanë lidhje me rastet e mëparshme. “Pavarësish­t numrit të rasteve pozitive të identifiku­ara, situata epidemiolo­gjike paraqitet e qëndrueshm­e, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojm­ë sa më shumë përhapjen e virusit te kontaktet familjare apo më gjerë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Në të gjithë vendin, aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz”. SITUATA NË SPITAL Sipas të dhënave zyrtare më pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. ” Situata në spitale paraqitet e qëndrueshm­e prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Rastet e sotme pozitive janë tregues se funksionim­i i strategjis­ë së rihapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga ju. Nëse ju do të tregoheni të përgjegjsh­ëm, duke respektuar distancimi­n fizik, të kombinuar me masat e higjienës respirator­e dhe personale, të mos kryeni vizita te të afërmit për çdo lloj arsyeje, bizneset të zbatojnë protokolle­t strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiolo­gjike nën kontroll”, vuri në dukje Tomini. Të hënën, pra në datë 18 maj është parashikua­r që të hapen restorante­t dhe baret. Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, paralajmër­oi edhe mbylljen e spitalit COVID- 2, si dhe rifillimin e operacione­ve të planifikua­ra, të cilat u pezulluan për më shumë se 2 muaj, për shkak të situatës së krijuar nga epidemia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania