Panorama (Albania)

Basha takon biznesin në Durrës, Policia e gjobit

Turizmi në Durrës kërkon koordinim me rajonin për sezonin

-

Ndërkohë, në një prej bizneseve në qytetin bregdetar zhvilloi një takim me përfaqësue­sit e turizmit. Kreu i selisë blu akuzoi kreun e qeverisë Rama se ka lënë pa ndihmuar bizneset në qytetin e Durrësit. "Turizmi në Durrës është padyshim sektori më i goditur nga pandemia dhe tërmeti i nëntorit. Deri më sot, qeveria Rama nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të ndihmuar operatorët turistikë, hotelerinë dhe biznesin e turizmit, që janë dhe burimi kryesor i të ardhurave për familjet durrsake. Në takim me disa prej tyre u njoha me problemet e mëdha me të cilat po përballet turizmi në Durrës, ndërsa shqetësime­t e operatorëv­e deri më sot kanë rënë në vesh te shurdhër", shkroi Basha në "Facebook" pas takimit. Problemet e tyre, sipas Bashës, janë të lidhura me mungesën e mbështetje­s financiare, hapjen e kufijve tokësorë dhe koordinimi­n me Kosovën, por dhe me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi për të stimuluar turizmin kombëtar dhe rajonal. "Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punonjësve të sektorit dhe subvencion­imin e kontribute­ve shoqërore dhe shëndetëso­re. Sigurimin e likuiditet­it përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin. Anulimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullish­t. Bashkëpuni­m me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm. Rishikimin e tarifave për plazhet dhe heqjen e tarifave për vendet e vizitave apo institucio­net kulturore, që do të vizitohen nga turistët", janë disa nga kërkesat e bizneset e sektorit të turizmit në Durrës.

GJOBA

Por, fotot e publikuara në "Facebook" nga kryedemokr­ati Basha ku dukej lideri i selisë blu dhe përfaqësue­sit e biznesit të turizmit, u bënë shkas që Policia e qytetit bregdetar të ndëshkojë me 1 milionë lekë pronarin e lokalit ku u zhvillua takimi, si dhe të gjobitet kryedemokr­ati Basha, pjesëmarrë­sit e tjerë, me akuzën se ka shkelur rregullat për ruajtjen e distancës, për shkak të mos ruajtjes së distancës sociale. "Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbyllur të një lokali, në kundërshti­m me Aktin Normativ, ' Për marrjen e masave të veçanta administra­tive gjatë kohëzgjatj­es së periudhës së infeksioni­t të shkaktuar nga virusi COVID- 19'. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administra­tiv, bazuar mbi Aktin Normativ. Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administra­tive 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. H. Njëkohësis­ht, janë ndëshkuar me masë administra­tive gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrë­s në këtë aktivitet, Lulzim Basha, Ferdinand Xhaferri", njoftoi Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania