Panorama (Albania)

Kryeminist­ri: Plazhet këtë vit nuk do të kenë shezlongë

-

Këtë verë, në plazhet shqiptare nuk do të ketë shezlongë. Hapësirat do të jenë publike dhe qytetarët do të akomodohen me mjetet e tyre në plazh. Kështu ka bërë me dije Kryeminist­ri Edi Rama, ndërsa tha që kontratat për shezlonge në plazh do t'u lejohen vetëm hoteleve. "Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlongë dhe çadra, përveç hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë vizitorë, ata mund të vendosin kontratat e tyre. Ndërkohë, plazhet e tjera do të jenë plazhe publike dhe qytetarët do të bëjnë plazh siç bënim ne dikur kur ishim të vegjël, që shezlongë nuk kishte dhe akomodohes­him me ato mjete rrethanore. Plazhet do të jenë publike. Nuk do të ketë më njerëz që dalin me hunj apo dhëmbë të prishur, që u thonë atyre djemve dhe vajzave: paguaj 5 euro të hysh këtej e të dalësh andej, 7 euro peshqiri, dy euro jastëku. Plazhet do t'i kenë shqiptarët", tha Rama. Kryeminist­ri shpjegoi se në ditët në vijim, qeveria do të marrë një vendim për hapjen e kufijve tokësorë me Greqinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. "Po shikojmë hapjen e kufijve tokësorë me Greqinë dhe Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut; është një vendim i vështirë që do e marrim në ditët në vijim, por që do të jetë brenda majit. Dy rreziqet më të tmerrshme janë turizmi, të cilin nuk mund ta mbajmë mbyllur dhe e dyta është transporti publik", tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania