Panorama (Albania)

U rezistoi dy tërmeteve, Bashkia: Teatri s'u përgjigjet kërkesave sizmike, të prishet

Ekspertiza e Institutit të Ndërtimit: Godina paraqet rrezikshmë­ri statike për stafin e qytetarët. Të shembet për të ndërtuar një të ri

- BESARTA BASHA Teatri Kombëtar

Deri më sot, Teatri Kombëtar ia kishte dalë mbanë të përballojë më së miri sfidat e natyrës, dy tërmete të forta, por jo të mundë pushtetet që duan ta shohin rrafsh me tokën.

Pikërisht, atë që s'e bënë dot lëkundjet sizmike, do e bëjë dora e njeriut. Vetëm pak ditë pasi e mori në pronësi, Bashkia e Tiranës vendos sot ta shembë, për t'i hapur rrugë ndërtimit të një Teatri të ri në themelet e të vjetrit. Argumenti i vetëm rreth të cilit vërtitet i gjithë relacioni shpjegues i përcjellë për votim në Këshill, është rrezikshmë­ria jetësore që paraqet ndërtesa e vitit 1939. Hartuesit e dokumentit kanë harruar se vetëm disa muaj më parë, tërmetet tundën shumë institucio­ne shtetërore ( madje dhe të viteve të fundit), përveç Teatrit, i cili nuk pësoi as edhe një plasaritje ndonëse është ndërtuar në fillimshek­ullin e kaluar. Ky është fakt. Por, Bashkia e Tiranës ka marrë vendimin për ta prishur "ndërtesën prej kartoni", jo mbi fakte, por mbi parashikim­et e dy viteve më parë nga ekspertët e institutit të ndërtimit. Në ekspertizë­n, të cilës i qëndrojnë edhe sot, një grup me 11 inxhinierë e arkitektë kërkojnë ndërprerje­n e aktiviteti­t, pasi rrezikohen jetë njerëzish. Madje, ndërtesa, deri përpara dy vitesh monument kulture, ka qëndruar në këmbë 4 herë më shumë se jetëgjatës­ia për të cilën është bërë. "Struktura me tipologjin­ë eksperimen­tale nuk u përgjigjet kërkesave sizmike të sotme. Këto lloj godinash, nga ana inxhinieri­ke llogariten për efekt të erës dhe borës dhe jo për efekt sizmik, pasi strukturat e tyre kanë masë të lehtë, kostot janë të ulëta dhe afati i shërbimit të tyre është relativish­t i ulët, 20 vjet", citohet në relacionin e vendimit, që do të marrë "Ok" mesditën e sotme.

RELACIONI

Akt- ekspertiza e vitit 2018 nga Instituti i Ndërtimit i shërben bashkisë edhe sot për të "bindur" se ndërtesa aktuale nuk qëndron dot në këmbë dhe duhet ndërtuar një e re. "Pjesa e tavanit në pjesën më të madhe të godinës është shumë e degraduar dhe në të ka prezencë të çarjeve e plasaritje­ve, kryesisht në ambientet e katit të tretë. Tarraca e objektit në kohën e ndërtimit ka qenë me panele eterniti, tepër të rrezikshme. Themelet kanë pësuar çarje dhe ngritje të tyre. Ka çedime të dherave në pjesën e skenës rrotullues­e dhe degradim të bazamentit mbajtës të saj, gjë që rrezikon aftësinë mbajtëse të saj". Në konkluzion, ekspertët e institutit thonë se ambientet nuk ofrojnë kushte optimale as për stafin e as për qytetarët. Për më tepër, sipas tyre, nuk bën punë as riparimi, pasi kërkon një kosto disafish më të madhe se ndërtimi. "Riparimi i objektit dhe sjellja në kushtet teknike të sotme përbën një vështirësi. Ajo kërkon kosto të larta disa herë më tepër se kostoja minimale fiskale dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit. Kërkon ndërhyrje në themele në strukturën mbajtëse të objektit në çatinë e objektit, si dhe në soletat e ndërkateve. Ndërhyrja, sado e madhe të jetë në objekt, nuk e sjell në kushtet optimale teknike të sotme sipas kodeve të projektimi­t". Nisur nga arsyet e lartpërmen­dura, instituti i ndërtimit, bazuar në akt- ekspertizë­n e kryer kohë më parë bën dy rekomandim­e. "Pezullimin e aktiviteti­t dhe ndalimin e aksesit për eliminimin e çdo dëmtimi serioz të jetës dhe shëndetit të njerëzve, pasi objekti ka rrezikshmë­ri nga ana statike, rrezikshmë­ri nga zjarri. Demolimin e objektit dhe projektimi­n e një objekti me standarde dhe kushte teknike bashkëkoho­re". Ekspertiza e firmosur nga kreu i IN, Agron Hysenlliu, shkon më tej duke dhënë edhe sugjerime në vijimësi. Në fund, ka një listë rekomandim­esh me parametrat që duhet të ketë Teatri i ri kur të ndërtohet në themelet e të vjetrit.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e vendimit që do merret sot në Këshill
Faksimile e vendimit që do merret sot në Këshill

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania