Panorama (Albania)

3 vjet përpjekje, "Odiseja" e prishjes së Teatrit

-

Planet për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar janë bërë prej kohësh, por u shpërfaqën në tetor të 2017ës. Disa muaj më vonë, kreu i qeverisë, Edi Rama, shpalosi projektin e Teatrit të ri, që e kishte gati. Sakaq, u zbulua se një firmë kishte dorëzuar në bashki propozimin e pakërkuar për ndërtimin e Teatrit, bashkë me bllokun e ndërtesave shumëkatës­he në truallin ekzistues. I vetmi ngërç, ishte ai ligjor, i cili u zgjidh përmes një ligji special në Kuvend, më 10 qershor të 2018- ës. Pak muaj më parë, bashkia vendosi të tërhiqet nga ndërtimi i Teatrit të ri me koncesion, me arsyetimin se mosgjetjes së dakordësis­ë mbi detajet dhe kohën e ndërtimit të Teatrit të ri. Duke i qëndruar idesë së një Teatri të ri pas shembjes së të vjetrit, bashkia thotë se do të realizojë idenë e saj në më pak kohë dhe me buxhetin e shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania