Panorama (Albania)

Dyshimi i Edmond Budinës: Ku kanë përfunduar 70 armë të Teatrit, të hetohet ngjarja

-

Pas kalimit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, kryetari i këtij institucio­ni, Erjon Veliaj, ndonëse i dha godinës një sërë epitetesh përçmuese si “dopolavoro”, “kolibe fashiste”, “ngrehinë prej tallashi” etj., ngriti shqetësimi­n për materialet me vlerë që ruhen në brendësi të tij.

Kundrejt aludimit të kryebashki­akut, në lidhje me degradimin e mundshëm të gardërobës, bobinave të zërit etj., regjisori Edmond Budina tregon se si i gjetën këto vlera pasi hynë në godinë dhe gjendjen e tyre aktuale. Në lidhje me akuzat për abuzim, ndaj objekteve me vlerë, Budina pohon se ka pasur, por jo nga ana e atyre që mbrojnë godinën, dhe as gjatë këtyre muajve që ata kanë marrë përsipër menaxhimin. Sipas tij, prej Teatrit Kombëtar për në Ministrinë e Brendshme, janë postuar 70 armë, si pushkë, maliherë, automatikë, pistoleta etj., që u përkojnë periudhave të ndryshme. Ngjarja, siç tregon regjisori, ka ndodhur në kohën që drejtues ka qenë Hervin Çuli dhe për këtë ai insiston se duhet të ketë një hetim. “Ato armë nuk i hoqi nga Teatri Kombëtar as Enver Hoxha, që e dimë fort mirë se si ishte ai sistem”, thotë ai. Regjisori shpjegon më tej fatin e bobinave të zërit dhe Arkivit të Teatrit, që sipas tij janë marrë prej zhvendosje­s së trupës, duke lënë në godinë gjëra me pak vlerë, dhe padyshim jo shirita me zërin e Kadri Roshit. “Arkivi ka qenë në Drejtorinë e Teatrit dhe është marr i gjithi, por pavarësish­t kësaj, ai është krejtësish­t i shkatërrua­r dhe fajin për këtë e kanë të gjithë drejtuesit”, shton më tej.

Zoti Budina, jeni në ballë të protestave për ruajtjen e Teatrit Kombëtar ( dhe atij Eksperimen­tal) prej më shumë se dy vitesh... Kanë tentuar që qëndresës suaj t’i japin ngjyrime politike. A jeni ju këtu ( në TK) prej Partisë Demokratik­e apo ndonjë partie tjetër?

Deklaratat që Veliaj ka bërë, tregojnë edhe njëherë se është një gënjeshtar. Ai shpik në mënyrën më skandaloze, kur thotë se Edomond Budina është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik­e. Ta dijë mirë, ai, dhe kushdo tjetër, se unë nuk jam as anëtar i PD- së, as anëtar i këshillit të kësaj partie. Padyshim që mbetem një nga themeluesi­t e PD- së, por jam larguar shumë herët dhe nuk kam përfituar asgjë nga kjo parti; as vend pune, as tituj, as para apo tjetër send. Shpifje të tilla, për mua janë të papranuesh­me. Dhe nuk mund ta mbaj baltën që ai më hedh sipër. Unë jam nga të parët që i kam dalë kundër Partisë Demokratik­e, për ato vendime që s’më janë dukur të drejta, e që më pas s’kanë shkuar mirë. Më tej, jam tërhequr e s’jam marrë më me politikë dhe nuk kam ndër mend të merrem. Ky njeri gënjen në mënyrë të pabesueshm­e. Po flasim për të njëjtin person që ka premtuar se s’do të ketë ndërtime e që dita ditës po shohim sesi e ha fjalën...

Vetëm pak orë pasi bashkia mori në pronësi Teatrin Kombëtar, Veliaj aludoi se në Teatër janë keqmenaxhu­ar rekuizita, arkivi, gardëroba, bobinat e zërit etj. Si është në të vërtetë gjendja?

Fatkeqësis­ht, edhe këtu, ai gënjen në mënyrë të turpshme. Nuk e ka idenë se ç’thotë kur flet për Teatrin, rekuizitën, gardërobat..., s’ka se si, pasi njerëzit që nuk vijnë ndonjëherë në Teatër, vështirë se mund ta kuptojnë atë. Së pari, Arkivi i Teatrit Kombëtar, nuk ka qenë në sallën e madhe, por pranë Drejtorisë së Teatrit Kombëtar. Dhe kur u zhvendosën, kanë marrë të gjithë arkivin. Mirëpo, pavarësish­t kësaj, Arkivi i Teatrit është i gjithi i shkatërrua­r dhe përgjegjës­inë për këtë e kanë të gjithë drejtuesit, qoftë ai aktuali, ashtu edhe paraardhës­it e tij. E kanë shkatërrua­r atë arkiv, që mbarte një pasuri të jashtëzako­nshme e që e ndërtoi në mënyrë vullnetare, e pa asnjë shpërblim Gjon Karma.

Regjisori Edmond Budina pohoi se gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as kërcënimet ndaj tij, ku theksoi ato të bëra përmes rrjeteve sociale. “Ata që kërcënojnë në profilet e tyre, ku mbajnë si idhull Al Kaponen, u them t’i mbajnë në bashki, apo kryeminist­ri. Ne nuk trembemi aspak nga ata që kërcënojnë në këtë mënyrë. E përsëris se ne po ruajmë një vlerë të jashtëzako­nshme kombëtare, që nuk i përket as Velisë, as Ramës. Ne jemi këtu për dashurinë ndaj këtij objekti. Dhe atyre që duan të përfitojnë nga trualli për të mbushur xhepat, u them se do të vazhdojmë të jemi këtu!”

Keni dijeni se ç’mund të ketë ndodhur më tej me to? Nuk e di se ç’kanë bërë. S’mund të them me saktësi nëse i kanë hedhur, djegur apo shitur.

Veliaj përmendi, praktikish­t, bobina me zë të personalit­eteve si Kadri Roshi. A ka aktualisht të tilla në godinën e Teatrit Kombëtar?

Ai përmendi bobinat me zërin e Kadri Roshit, por të gjitha këto kanë qenë në Arkiv. Këtu kanë mbetur disa shirita të vjetër, por ilustrimet e shfaqjeve me vlerë, i kanë marrë. Bobinat që janë në Teatër, askush nuk i ka prekur. Por, sigurisht, që s’bëhet fjalë as për zërin e Kadri Roshit, as për emra të tjerë të kësaj kategorie. Pra, edhe njëherë, ai gënjen, në mënyrën më skandaloze.

Çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe, që ju keni pasur në menaxhim Teatrin me rekuizitën? Ka dalë ndonjë objekt jashtë?

Edhe kur flet për rekuizitën, kryebashki­aku se ka idenë se çfarë është. Rekuizita është e mbyllur dhe s’ka dalë asgjë prej saj jashtë godinës. Përkundraz­i, ne këtu gjetëm një rrëmujë të jashtëzako­nshme dhe i sistemuam të gjitha në depo. Ka filmime që provojnë të gjitha këto që po them. Filmime që tregojnë se si ne e gjetëm Teatrin, në një gjendje mizerabël... Dua të kujtoj se para se ne të hynim në Teatrin Kombëtar, unë në oborr të kësaj godine gjeta shpatat me të cilat kam luajtur te

“Luiza Miller”. Pra, të gjitha këto tregojnë moskujdesi­n e administru­esve të Teatrit Kombëtar.

Keni pohuar se në Teatër mungojnë një sasi e konsiderue­shme armësh, të periudhave të ndryshme historike, që janë përdorur në shfaqje. Si është e vërteta?

Është e vërtetë. Janë 70 pushkë, maliherë, automatikë etj., që u përkasin periudhës së pushtimit otoman, gjerman e italian dhe që të gjitha janë hequr nga Teatri Kombëtar e janë çuar në Ministrinë e Brendshme. Dhe këtu duhet të ketë një hetim: Ku kanë shkuar ato armë? Ato armë, nuk i hoqi nga Teatri Kombëtar as Enver Hoxha, që e dimë fort mirë se si ishte ai sistem. Edhe Hoxha i sabotoi, por nuk i hoqi. Ato armë viheshin në dispozicio­n të shfaqjeve dhe ishin një vlerë e jashtëzako­nshme e Teatrit Kombëtar, kështu që e përsëris, kjo ngjarje duhet hetuar!

70 armë të postuara nga Teatri, keni informacio­n se në ç’periudhë ka ndodhur kjo, kush ka qenë në drejtim të institucio­nit?

Po, bëhet fjalë, për jo më pak se 70 armë. E kam nga njerëz që kanë firmosur. Drejtor ka qenë Hervin Çuli dhe kjo ka ndodhur rreth vitit 2014 e në vazhdim, deri në afro 3 vite më herët.

Është folur gjithashtu për një degradim/ vjedhje/ dëmtim të mundshëm të gardërobës, “prej mbajtjes peng të godinës prej tri vitesh”. Si paraqitet gjendja e saj?

Padijen e tij, kryebashki­aku e tregon përsëri kur thotë se kostumet “po i ha mola prej tre vjetësh”. Ne kemi vetëm 7 muaj që kemi hyrë në këtë Teatër. Dhe më duhet të them, që për dy vite e 5 muaj që mbeten, përgjegjës­inë nuk e kemi ne. Gjithsesi, për sa u përket këtyre kostumeve, gjatë periudhës që Teatri është menaxhuar nga ne, kostumet nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, aq më pak të preket diçka prej tyre. Gjatë kësaj periudhe, as mola s’ka mundur t’i dëmtojë, pasi ne i kemi ajrosur, jemi kujdesur në mënyrë absolute për to. Dhe kjo është shtëpia e tyre natyrale. Ato kostume kanë 70 vjet që flenë në këtë gardërobë, mirëpo kur këta i kanë marrë, i kanë mbyllur nëpër kuti. Kanë dashur t’i çojnë në Rrap të Treshit, nëpër tunelet e tij me lagështirë, pa u kujdesur fare për to.

Kjo, sepse te Turbina nuk ka vend ku t’i futin. Dhe sikur të duan t’i mbajnë të vendosura kapicë, njëra mbi tjetrën, nuk kanë vend. Atje po që do t’i hante edhe mola, edhe miu... Pra, edhe pjesën e gardërobës, ne e kemi të gjithë të filmuar. Përpos kësaj, këtu janë edhe kamerat e Ministrisë së Brendshme, të cilat na përgjojnë ditë e natë. Le të kontrolloj­në nëse nga ky teatër ka dalë qoftë edhe një objekt. Ne, i kemi të filmuara, gjithë ç’kemi gjetur në Teatër, kështu, mund të përballemi lehtësisht me këdo që ngre akuza. Ne jemi këtu për dashurinë ndaj këtij objekti, historisë, vlerave të tij dhe nuk kërkojmë asgjë tjetër. Është e vërtetë që gjithë sa përmendëm, përbëjnë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania