Panorama (Albania)

“Kur u zhvendosën, e morën të gjithë Arkivin”

-

një pjesë të çmuar të Teatrit, sikundër janë edhe muret, poltronat etj., për të cilat jemi kujdesur si për shtëpitë tona. E gjetëm në një gjendje të mjerueshme dhe çdo cep, deri edhe çdo poltronë e pastruam me duart tona, këtë gjë, ata që e kishin për detyrë, nuk e kishin bërë prej vitesh. Kjo, sepse ne kemi respekt për atë që përfaqëson ky teatër. Respekt për ata që kanë luajtur në këtë skenë, për të tjerët që kanë punuar pas saj, për spektatorë­t, të cilët edhe në këto rrethana të jashtëzako­nshme, kanë qenë me ne, këtu...

Sipas kryebashki­akut, një godinë e re do të hapte një perspektiv­ë tjetër edhe për shfaqjet, duke afruar edhe më shumë trupa prestigjio­ze të huaja...

Përsëri thënia e tij, vërteton se ai nuk e ka idenë se ç’ndodh në Teatër. Kur ky person thotë “se kush trupe e huaj do të luaje atje”, dua t’i kujtoj, se ne gjatë kësaj periudhe kemi mbajtur rreth 70 shfaqje dhe këtu, edhe pse në këto kushte, kanë ardhur trupa nga Austria, Italia, Gjermania, Kosova, Maqedonia etj. Trupa dinjitoze si këto, në këtë teatër kanë ardhur edhe më herët. Të gjitha këto janë përralla për të legjitimua­r shembjen. Padyshim, që kjo godinë ka nevojë për mirëmbajtj­e, por fatkeqësis­ht është lënë të degradohet qëllimisht, që mafiozët të vijnë e të bëjnë ç’të duan.

A keni bërë një inventar ku të pasqyrohet gjendja reale e kostumeve, rekuizitës, bobinave e të tjera objekteve me vlerë?

Ne nuk kemi bërë inventar, por çdo gjë e kemi të filmuar. Dhe të gjitha ato që kanë lënë, janë aty. Kur ne kemi hyrë në godinë, kemi çuar fjalë në Teatrin Kombëtar, që të vijnë të bëjnë një inventar. Por ata nuk pranuan dhe nuk erdhën. Është e qartë se pse nuk e bënë këtë. Kishin frikë, sepse janë ata që kanë abuzuar dhe jo ne. Tani papritur kujtohen dhe thonë se ne mund të kemi abuzuar me këto, por ne kemi respekt dhe për objektin në dukje më pak të rëndësishë­m në këtë godinë! Fjalë të tilla t’i matë mirë edhe ai, se edhe postin e ka të uzurpuar. Dhe, të gjitha këto, duhet t’i mbaj mend mirë!

Keni punuar në Teatër, në kohën kur shumë prej ikonave të kësaj skene ishin ende në jetë. Si administro­hej atëherë kjo godinë?

Më duhet të them se të gjithë drejtorët që kanë qenë në krye të Teatrit Kombëtar, pas ’ 90- ës, nuk e kanë drejtuar si duhet. Para ’ 90- ës, në teatër ka pasur një shembull menaxhimi. Është e vërtetë, Partia e Punës kishte një sërë të këqijash, që askush nuk mund t’i vërë në diskutim, por administri­mi i Teatrit Kombëtar ishte i përsosur në të gjitha këndvështr­imet. Siç përmenda, Gjon Karma, me vullnetin e tij personal, në fundin e viteve ’ 60, fillimin e viteve ’ 70, nisi ta ndërtojë vetë Arkivin e Teatrit Kombëtar. Po ashtu, kishte njerëz të përkushtua­r që punonin në skenë, punonjësit e sallës etj., kishte një organizim perfekt. Çdo gjë ishte në vendin e vet dhe për këtë “u heq kapelën” atyre njerëzve që kanë punuar dhe e kanë ruajtur këtë godinë që në vitet e hershme.

Madje, meqenëse u kthyem pas në kohë, po sjell edhe një fakt historik. Enver Hoxhës i propozuan që të prishet Teatri Kombëtar e të ndërtohesh­in pallate për punonjësit e Ministrisë së Brendshme, që është ngjitur, në mënyrë që të kishin kontakt të menjëhersh­ëm. Por, as Enver Hoxha nuk e shembi Teatrin Kombëtar. “Jo, – tha, – kjo godinë është histori kombëtare dhe duhet ruajtur”. Tani vijnë këta vandalë dhe duan me çdo kusht shembjen e tij. Nuk kërkojnë rrënimin, se mendojnë për zhvillimin. E kërkojnë, sepse duan të mbushin xhepat dhe kjo është mjaft e qartë.

Teatrin Kombëtar, e mbrojti sa qe gjallë, edhe arkitekti Maks Velo. Nga ana humane, si ju duket fakti se ata që e përcollën në atë botë me fjalë nderimi, ditën tjetër “shkelën” amanetin e tij, duke nxjerrë në lojë VKM- në e 5 majit e duke përfolur shembjen e godinës?

Jo vetëm nga ana humane, por në të gjitha aspektet, ky është një gjest kriminal. Një gjest i turpshëm që fsheh pas një hipokrizi të jashtëzako­nshme. Shumë mirë që shtëpia e Maks Velos u shpall monument kulture e që do jetë shtëpi muze, si ajo e Kadaresë dhe e Agollit. Unë i kam vizituar të tria këto shtëpi, ata aty punonin, se i tillë ishte profesioni i tyre. Ndërsa aktorët e Teatrit Kombëtar, pjesën më të madhe të kohës e kalonin në këto salla. Pra, është ky Teatër shtëpia e tyre. Përse të mos kenë edhe ata 100 aktorë të shkëlqyer që ky vend ka pasur “muzeun” e tyre. Një teatër- muze të gjallë, me shfaqje... Të ketë jetë në çdo sallë, në skenë, në dhomat e aktorëve. Në çdo cep, ky teatër është i jetuar. Në këto poltrona janë ulur nga Naim Frashëri e deri te Piro Mani. Si mund të prishet një Teatër i jetuar, i vetmi Teatër Kombëtar?! Kjo është skandaloze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania