Panorama (Albania)

Lëvizje tek opozita, Murrizi në vend të Hajdarit

Priten ndryshime në drejtimin e komisionev­e parlamenta­re

- Myslim Murrizi

Opozita Parlamenta­re ka vijuar me lëvizjet dhe konfigurim­i i grupeve parlamenta­re tashmë është thuajse i ndryshëm me atë të para një viti, kur PD dhe LSI u larguan dhe Kuvendi u mbush me kandidatët e listave fundore të zgjedhjeve të 2017- ës. Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamenta­r Demokrat. Grupi në fjalë, që deri më tani ka qenë më aktivi në të bërit opozitë nga foltorja e Kuvendit, do të drejtohet tani e tutje nga Myslim Murrizi, i cili është njëkohësis­ht nënkryetar i Kuvendit. Në dokumentin e siguruar nga gazeta "Panorama", thuhet se anëtarët e këtij grupi parlamenta­r, Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri, Halil Jakimi, Korab Lita dhe Arlind Çaçani vendosën që Rudina Hajdari të mos jetë më drejtuese, por të kalojë me statusin e anëtares së thjeshtë. Ndërkohë, Fatjona Dhimitri dhe Arben Elezi nuk kanë marrë pjesë në votim. Si nga Rudina Hajdari, e larguar nga drejtimi i grupit, po ashtu edhe Myslim Murrizi, që kalon tashmë në krye të këtij grupi, nuk ka pasur deri më tani asnjë qëndrim në lidhje me këtë ndryshim. Kjo lëvizje në këtë grup, në fakt, ishte përfolur edhe në muajt e parë të këtij viti, para se të shpërthent­e pandemia e COVID- 19, por për shkak të ngjarjeve që pasuan në këto 3 muaj, ndryshimi u shty. Por ky ndryshim në kampin e opozitarëv­e të rinj nuk është i vetmi, pasi tashmë prej disa javësh është krijuar edhe një tjetër Grup Parlamenta­r me emrin "Demokraci dhe drejtësi". Grupi në fjalë drejtohet nga deputeti Edmond Stojku dhe aktualisht ka 11 anëtarë, duke u shndërruar në grupin parlamenta­r opozitar, më të madhin në Kuvend. Duke qenë se ky grup aktualisht nuk ka drejtimin e asnjë komisioni parlamenta­r, pritet që të ketë ndryshime edhe në drejtimin e tyre. Pritet që dy komisionet parlamenta­re, ai Medias dhe i Integrimit, që drejtohen nga opozitaret, Rudina Hajdari dhe Fajtona Dhimitri, të kenë ndryshime në drejtim. Përveç ndryshimev­e në organizimi­n parlamenta­r, deputetët që u futën në Kuvend në pranverën e 2019- ës janë duke u organizuar edhe politikish­t. Nga Ralf Gjoni dhe Myslim Murrizi, kohët e fundit janë paralajmër­uar disa lëvizje të reja politike. Por, për pothuajse të gjithë zërat e fortë të opozitës parlamenta­re, kauza kryesore vijon të mbetet reforma në sistemin zgjedhor, për të hapur listat.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të Grupit Parlamenta­r Demokrat
Faksimile e vendimit të Grupit Parlamenta­r Demokrat
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania