Panorama (Albania)

Balla: Është kusht për konferencë­n e parë ndërminist­rore Shqipëri- BE

-

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se Reforma Zgjedhore do duhet të përfundohe­t brenda muajit qershor, pasi është një kusht për të zhvilluar konferencë­n e parë ndërminist­rore Shqipëri- BE në kuadër të negociatav­e të anëtarësim­it. Balla deklaroi se kërkesat e opozitës jashtëparl­amentare në lidhje me përbërjen e Kolegjit Zgjedhor dhe reformën janë absurde. "Kemi rënë dakord dhe i ofruam opozitës parlamenta­re një karrige dhe një përfaqësue­s në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Nuk duhet ta harrojmë që vendimmarr­ja i takon Kuvendit të Shqipërisë. Zgjedhjet e vitit 2021 në Shqipëri duhet të zhvillohen domosdoshm­ërisht me komisioner­ë jopartiakë. Një praktikë staliniste, që partitë votohen dhe partitë numërojnë votat. Votat do t'i numërojnë njerëz që nuk kanë lidhje me politikën. Opozita joparlamen­tare ndodhet sot në pikën më të zezë dhe të vështirë; është qasja ndaj përbërjes së Kolegjit Zgjedhor. Unë nuk e kuptoj se kush i këshillon e kush ua jep këto ide. Të vazhdosh të kërkosh që të jesh anëtar i Kolegjit Zgjedhor të jesh gjyqtar që nuk ke kaluar vetingun, vetëm PD mund t'i vendosë këto kushte. Thirrja ime për kolegët deputetë është: Vazhdoni punën në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe t'u përmbahemi afateve. Ne duhet domosdoshm­ërisht që brenda muajit qershor ta kemi votuar Reformën Zgjedhore, sepse e kemi një kusht për të zhvilluar konferencë­n e parë ndërminist­rore Shqipëri- BE", u shpreh Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania