Panorama (Albania)

KLSH, institucio­ni më efikas në kërkesën e llogarisë ndaj qeverisë

-

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetës­im ( IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( PNUD) prezantuan dje gjetjet e sondazhit "Besimi në Qeverisje 2019", ku ndër të tjera renditen edhe institucio­net ku shqiptarët besojnë më shumë. Sipas këtij sondazhi, Kontrolli i Lartë i Shtetit vazhdon të konsideroh­et si institucio­ni me rolin më të madh në kërkesën e llogarisë ndaj qeverisë ( 63.7%), ndjekur nga Parlamenti ( 53,4%), Avokati i Popullit ( 44.3%), partitë opozitare ( 42%), Komisioner­i për Mbrojtjen nga Diskrimini­mi ( 40.9%) dhe Komisioner­i për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ( 38.9%). Po kështu, shqiptarët besojnë se mekanizmi më efikas i llogaridhë­nies është Kontrolli i Lartë i Shtetit ( 63.7%), i ndjekur nga Parlamenti ( 53.4%), Avokati i Popullit ( 44.3%) dhe partitë e opozitës ( 42%). Rreth 42.6% besojnë se deputetë të caktuar mund t'i kërkojnë llogari qeverisë. Për sa i përket llogaridhë­nies vertikale, media ( 58%) u perceptua se luante rolin më të madh në llogaridhë­nien e qeverisë, ndjekur nga shoqëria civile ( 47.8%). Shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë besojnë se organizata­t ndërkombët­are ( 78.9%) i kërkojnë llogari qeverisë shumë më tepër sesa organizata­t vendëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania