Panorama (Albania)

Gjykata liron “Zogun e Tiranës” pas 6 muajsh burg

Hetimet e Prokuroris­ë për Nikajn zgjatën rreth 1 vit

- Hermes Nikaj

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë "Arrest shtëpie" Hermes Nikajn, i njohur si "Zogu i Tiranës". Ky i fundit u lirua dy ditë më parë, ndërsa akuzohet nga Prokuroria për "Shfrytëzim prostituci­oni" dhe "Prostituci­on". Nikaj u vu në pranga disa muaj më parë pas një hetimi disamujor, ku u vunë në përgjim dhjetëra persona dhe u zbardhën biseda ku duket se bëheshin marrëveshj­e për marrëdhëni­e seksuale. Nga përgjimet dolën dhe emra të personazhe­ve të njohura publike, ndërsa Nikaj ka mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria. Arrestimi i Nikajt dhe 47- vjeçarit nga Kurbini u bë në një hotel në autostradë­n Tiranë- Durrës. "Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacione­ve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1- vjeçar me metoda proaktive, ka finalizuar me sukses operacioni­n ' YOUR TURN', duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzim­it dhe ushtrimit të prostituci­onit. Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradë­n Tiranë- Durrës janë arrestuar në flagrancë gjatë operacioni­t ' Your Turn', shtetasit: H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ' Shfrytëzim­it të prostituci­onit' dhe ' Prostituci­onit'; A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras- Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ' Prostituci­onit'", njoftoi Policia disa muaj më parë.

SKEMA

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Hermes Nikaj siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostituci­on, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve, kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë. Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike, fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostituci­on duke i dërguar në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve, kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 euro nata. "Nga hetimet e deritanish­me ka rezultuar se ka pasur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmen­dur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentim­in e tyre", bëri të ditur Policia. Ndërkohë, një numër i lartë përgjimesh u paraqitën si provë nga Prokuroria në Gjykatë, e cila më herët kishte miratuar "Arrestin në burg" për Nikajn.

 ??  ?? Viktima, Devi Kasmi
Viktima, Devi Kasmi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania