Panorama (Albania)

‘ Vrasje me porosi’, SPAK kërkon burg përjetë për specialin grek

Prokuroria kërkoi 35 vite burg edhe për bashkëpunë­torin e grekut

- Florant Nako Eftimius Eftimiu

Prokuroria e Posaçme kërkoi burgim të përjetshëm për specialin e forcave greke, Eftimius Eftimiu, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në janar të 2018- ës.

Për të konsiderua­rin si bashkëpunë­tor të tij, Elton Halipajn, SPAK- u kërkoi dënimin me 35 vite burg. Sipas Prokuroris­ë, Aurel Hoxhallari është porositësi i vrasjes, ndërsa Halipaj ka ndihmuar Eftimiusin duke i siguruar mjetet dhe ndihmuar për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Hoxhallari prej më shumë se një viti ndodhet në arrati, teksa ndaj tij është në fuqi masa e sigurisë "Arrest në burg" dhënë nga Gjykata. Të pandehurit nuk e kanë pranuar të jenë autorë të vrasjes, duke pretenduar se kanë njohje me Aurel Hoxhallari­n, por nuk kanë kryer vrasje për llogari të tyre. Megjithatë, sipas organit të akuzës, janë kamerat e sigurisë dhe një palë dorashka të gjetura në furgonin me të cilin është larguar, që kanë nxjerrë zbuluar specialin grek.

HETIMET

Referuar hetimeve, Aurel Hoxhallari, shtetasi grek dhe Elton Halipaj kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit. Më tej, Prokuroria u shpreh se plani për vrasjen është përgatitur disa muaj para se të kryhej, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njihej me Eftimius Eftimiun prej vitesh. Hoxhallari është takuar disa ditë para ngjarjes me Eftimiun dhe një tjetër shtetas grek, i cili është larguar nga Shqipëria para se të ndodhte vrasja. "Kur janë futur në territorin shqiptar, Aurel Hoxhallari është ndarë nga dy shtetasit grekë duke hyrë në këmbë, ndërsa ata kanë hyrë me automjet", tha Besnik Muçi, ndërsa shtoi se kjo është bërë që të humbnin gjurmët. Pas disa ditësh vëzhgim të lëvizjeve të viktimës Devi Kasmi, mbrëmjen e 29 janarit të një viti më parë, sipas Prokuroris­ë, Eftimius Eftimiu i ka bërë prit Kasmit poshtë banesës së tij, duke e qëlluar me armë zjarri dhe lënë të vdekur në vend.

LARGIMI

Gjatë leximit të kërkesës për gjykim, ajo që vihet re është se të tre personat kanë vepruar me efikasitet, ndërsa ditën e ngjarjes nuk kanë komunikuar me njëri- tjetrin me telefon, por me 3 radio transmetue­s. Këto radio janë gjetur në banesën e Aurel

Hoxhallari­t, ku edhe u fshehën Eftimiu e Elton Halipaj pas vrasjes. Nga pamjet filmike të sekuestrua­ra është vënë re se autori i krimit është larguar nga vendngjarj­a me një makinë tip "Benz Vito" ( Furgon), i cili i përkiste shtetasit me inicialet A. D. Ky i fundit, në dëshminë e tij ka shpjeguar se ia kishte shitur dy personave në Tiranë e sa për shitjen, ishte kryer në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës, pas qendrës tregtare. Në dëshminë e tij, shtetasi A. D. tregon edhe karakteris­tikat fizike të dy personave që blenë makinën, përshkrim i përputhshë­m sipas Prokuroris­ë me Elton Halipajn dhe Malvin Dinellarin. Nga ana tjetër, Halipaj e ka pranuar para grupit hetimor se ka qenë ai që e ka blerë makinën, por për llogari të shtetasit të shpallur në kërkim, Aurel Hoxhallari. Po sipas kamerave të sigurisë, ky mjet shikohet të futet në banesën e Hoxhallari­t, ku disa orë më vonë është bërë edhe arrestimi i ish- specialit grek dhe Halipajt, ndërsa Hoxhallari nuk u arrit të prangosej.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania