Panorama (Albania)

Vodhi 30 mijë dollarë të klientit, lihet në burg drejtori i bankës

-

Gjykata e Tiranës la në masën e sigurisë "Arrest në burg" Florant Nakon, drejtorin e një filiali të një banke të nivelit të dytë, pasi u arrestua nën dyshimin se ka vjedhur një shumë prej 30 mijë eurosh nga llogaria e një klienti. Para Gjykatës Nako është shprehur i penduar, ndërsa ka thënë se ka pasur probleme. Hetimet për rastin nisën disa muaj më parë, duke u finalizuar me arrestimin e Florant Nakos. Ndaj këtij të fundit është ngritur akuza e "Vjedhjes", duke shpërdorua­r detyrën. "Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndalohet një 35- vjeçar, pasi duke shpërdorua­r detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti. Nga

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacioni­t të koduar ' Bankieri', në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Florant Nako, 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, duke shfrytëzua­r pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë. Materialet i kaluan Prokuroris­ë për veprime të mëtejshme, për veprën penale ' Vjedhja e kryer duke shpërdorua­r detyrën'", njoftoi Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania