Panorama (Albania)

Në kërkim për drogë, arrestohet miku i Shullazit

Klajdi Gjeçi, me masë sigurie "Arrest me burg" në mungesë

-

TIRANE - Një 33- vjeçar me një histori "të pasur" kriminale, por edhe "i falur" disa herë nga gjykatat, është arrestuar sërish nga Policia e Tiranës. Këtë herë është vënë në pranga nga Komisariat­i nr. 2, pasi rezultonte person në kërkim nga Policia e Elbasanit për prodhim dhe shitje narkotikës­h. Për këtë vepër penale kishte edhe masën e sigurisë "Arrest me burg", dhënë në mungesë nga Gjykata e Apelit të Durrësit në vitin 2019. Para kësaj historie, ai ishte akuzuar edhe në vitin 2018 për vendosjen e një sasie eksplozivi në makinën e një biznesmeni inertesh në zonën e Liqenit të Thatë, që fatmirësis­ht nuk pati të plagosur. Por, nga ana tjetër, në atë kohë, ndaj tij kishte edhe një masë sigurie "Arrest me burg" në mungesë, dhënë nga Gjykata për akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpuni­m. Bëhet fjalë për Klajdi Gjeçin, i njohur edhe si mik i Emiljano Shullazit, i përfshirë disa herë në ngjarje të rënda kriminale. Ngjarja më e bujshme, ku u përfol emri i tij, është ajo e vitit 2011, kur në banesën e ish- zv. drejtorit të Policisë së Tiranës shpërtheu një sasi eksplozivi. Në atë kohë, Gjeçi u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, si i dyshuar për këtë ngjarje, u gjet një pistoletë pa leje. Ai pretendoi se ishte një armë e vjetër, që e mbante për vetëmbrojt­je, ndërsa mohoi të kishte lidhje me sulmin në banesën e zv. drejtorit të Policisë. Pak kohë pas arrestimit, ai u lirua nga burgu, pasi të gjitha shkallët e gjyqësorit, edhe pse e konsiderua­n të ligjshëm arrestimin, ndryshuan masën e sigurisë në "Detyrim paraqitje", me arsyetimin se nuk kishte pasur leje për kontroll banese. Ndërsa në lidhje me një plagosje të rëndë me dashje të ndodhur më 15 maj 2015, Klajdi Gjeçi u la i lirë 4 muaj më vonë, pasi i dëmtuari E. Nushaj e tërhoqi padinë. Në dhjetor 2015 u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona me një automjet "BMW X5" dhe u dhunua prej tyre derisa u zbulua nga Policia. Por pas lirimit ai pretendoi se nuk ishte mbajtur peng dhe as nuk ishte dhunuar nga njeri.

 ??  ?? Gjatë arrestimit të Klajdi Gjeçit
Gjatë arrestimit të Klajdi Gjeçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania