Panorama (Albania)

Mori peng dy vëllezërit, arrestohet 26- vjeçari

26- vjeçari u arrestua teksa udhëtonte me makinë me një shokun e tij

-

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person me rrezikshmë­ri të lartë. Në pranga ka rënë shtetasi Françesk Vala, 26 vjeç, ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe shtetasi M. Gështenja.

Sipas burimeve të Policisë, 26- vjeçari Françesk Vala është njëri prej autorëve të një pengmarrje­je të dy personave, ngjarje e ndodhur në 21 nëntor të vitit 2015 në zonën e Dukagjinit. 26- vjeçari është arrestuar në lagjen "Rus" në Shkodër, teksa po lëvizte me një makinë tip "Benz ML", bashkë me shtetasin M. Gështenja. Pas një operacioni të mirorganiz­uar, u bë i mundur arrestimi i 26vjeçarit që Policia e ka në skedën e saj si një person me rrezikshmë­ri të lartë. Sipas burimeve, 26- vjeçari është i dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit në Shkodër me 8 vite burg. Operacioni për arrestimin e tij është bërë nga Policia e Shkodrës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e rrethit.

AKUZA Françesk Vala është i akuzuar bashkë me 6 persona të tjerë për pengmarrje­n e dy vëllezërve S. K. dhe A. K., ngjarje e ndodhur në vitin 2015 në Dukagjin. Shkak i kësaj pengmarrje­je dyshohet të jenë pazaret e drogës asokohe. Njëri prej vëllezërve është liruar nga pengmarrja me idenë për të gjetur 10 mijë euro, ndërsa vëllai i tij është mbajtur 6 ditë peng në Dukagjin derisa ka ndërhyrë Policia përmes një operacioni, duke bërë të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e 3 prej autorëve të dyshuar. Fillimisht, Policia arrestoi shtetasin Tom Shkrepa, Lekë Shkrepa dhe Kolë Dushku, ndërsa në kërkim që në 2015ën janë Pëllumb Dushku dhe Pal Dushku, bashkë me dy vëllezërit Lin Vala dhe Françesk Vala. Ky i fundit u arrestua bashkë me shtetasin M. Gështenja, që dyshohet për dhënie ndihme autorit të dyshuar pas kryerjes së krimit.

RRËMBIMI Dy vëllezërit janë rrëmbyer njëlloj si në filmat aksion. Teksa ndodheshin në qytetin e Shkodrës, pesë prej pengmarrës­ve u janë afruar dhe u kanë drejtuar armët. Në ato momente, vëllezërit S. K. dhe A. K. nuk kanë mundur që të bëjnë asnjë lloj lëvizjeje, sepse janë gjendur të rrethuar dhe me armët drejtuar nga ana e tyre. Duke mos pasur zgjidhje tjetër, u janë nënshtruar urdhrave të rrëmbyesve. Më pas, ata janë dërguar në Pult të Shkodrës. Njëri prej vëllezërve është liruar me kusht që të gjejë paratë, plot 10 mijë eurot e kërkuara nga pengmarrës­it, ndërsa tjetri u mbajt për 6 ditë me radhë në një stan bagëtish atje.

 ??  ?? Françesk Vala
Françesk Vala

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania