Panorama (Albania)

OFL rikthehet në Tiranë, u dërgon letër tre "të fortëve"

-

TIRANE - Operacioni Forca e Ligjit është rikthyer në Tiranë, ku u ka kërkuar të justifikoj­në brenda 48 orëve, pasuritë e tyre tre personave, të cilët janë pjesë e ligjit special. OFL i ka dërguar letër për deklarim pasurie Denis Qordjas, Fatjon Manabejt dhe Shkëlqim Sharrës. Burime nga Policia thanë se të tre këta persona janë emra të njohur, pasi Denis Qordja ka vuajtur dënimet nën akuzën e trafikut të prostituci­onit, Fotjon Manabej është shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma, ndërsa është dënuar më 8 shtator të vitit 2007 nga Gjykata e Aleksandri­së me 5 vjet e 3 muaj burg. Ndërsa Shkëlqim Sharra është dënuar për trafik ndërkombët­ar droge dhe është arrestuar më herët në Shkodër, pasi në makinë i janë gjetur 16 kg marijuanë. "Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: D. Q., F. M. dhe L. D., banues në Tiranë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë", tha zyrtarisht Policia e Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania