Panorama (Albania)

"Liri" të dënuarve kundrejt ryshfetit, nën hetim drejtori i burgut

-

Drejtori i burgut në Berat, Hikmet Këlliçi, po ndiqet penalisht nga Prokuroria e Beratit nën akuzën e "Shpërdorim­it të detyrës". Sipas "BalkanWeb", oficerët e SHKB- së së Burgjeve kanë përcjellë dje në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Berat dosjen hetimore në ngarkim të drejtorit Këlliçi. Drejtori i burgut të Beratit, Hikmet Këlliçi, është hetuar prej 1 muaji nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit të Brendshëm Kombëtar të Burgjeve, të cilët kanë përcjellë pranë Prokuroris­ë së Beratit hetimet e kryera dhe provat e dëshmitë e grumbullua­ra. Sipas SHKBsë së Burgjeve, Këlliçi akuzohet se favorizont­e të dënuarit për "liri me kusht" në këmbim të ryshfeteve. Në dosjen hetimore në ngarkim të tij thuhet se ai nuk i dënonte të dënuarit, që sipas tij duhet të përfitonin "liri me kusht", edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme. Në shumë raste të tilla, edhe pse juristi i IEPVsë Berat përgatiste praktikat dhe ia dërgonte Komisionit të Disiplinës, ky Komision nuk mblidhej asnjëherë për rastet e të burgosurve që favorizohe­shin prej tij. Në dosjen hetimore thuhet gjithashtu se Këlliçi ka shpërdorua­r detyrën, duke shfrytëzua­r autoriteti­n e tij si drejtues institucio­ni për rastet e sipërpërme­ndura, që sipas SHKB- së janë me dhjetëra. Të pyetur në lidhje me këtë hetim, burime të Prokuroris­ë së Rrethit Berat konfirmojn­ë se çështja penale në ngarkim të drejtorit të IEPV- së Berat ka mbërritur në Prokurori ditën e djeshme dhe pas hedhjes së shortit i ka kaluar për hetim njërit prej prokurorëv­e të këtij institucio­ni.

 ??  ?? Hikmet Këlliçi
Hikmet Këlliçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania